ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
120 kg kanabis nga Shqipëria drejt Kosovës, arrestohet shoferi i autobusit pa pasagjerë 6 hours ago
U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, nesër GJKKO merr në pyetje Ballukun 6 hours ago
Rrëzohet avioni para qindra spektatorëve, humb jetën piloti 7 hours ago
FIFA “harron” Ronaldon jashtë posterit të Botërorit, protestojnë tifozët portugezë! Ja çfarë ndodhi më pas 10 hours ago
Tri palë zgjedhje brenda një viti 10 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Pse Rusia po nxit rritjen e çmimeve të gazit në Evropë dhe Britani të Madhe?

albnews by albnews
20 June, 2022
in Bota, UK
0
Pse Rusia po nxit rritjen e çmimeve të gazit në Evropë dhe Britani të Madhe?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Çmimet e gazit në Evropë dhe Britani të Madhe janë në rritje e sipër, pasi Rusia ka thënë se kapaciteti i gazsjellësit “Nord Stream I”, i cili çon gazin direkt në Gjermani, mund të zvogëlohet për gati 60 për qind.

Kjo gjë nënkupton zvogëlim të furnizimeve me gaz në Evropë.

RelatedPosts

Mori ryshfet nga Rusia që t’i bënte lëvdata në fushatë, mesazhet nxjerrin “zbuluar” ish-politikanin britanik 

Fotoja e rrallë, shfaqet i afërmi i familjes Beckham që nuk kishit dëgjuar më parë

Moti i keq përfshin Mbretërinë e Bashkuar

Historikisht, Evropa është varur nga Rusia për gati 40 për qind të gazit natyror që i duhet.

Pjesa më e madhe është dërguar përmes gazsjellësve, përfshirë atë “Yamal”, i cili kalon Bjellorusinë dhe Poloninë për të arritur në Gjermani, më pas gazsjellësi “Nord Stream I”, që arrin direkt në Gjermani dhe gazsjellës tjerë që kalojnë nëpër Ukrainë.

Një rrjet tubacionesh ndërlidhëse lidhin më pas tregjet e brendshme të gazit në Evropë.

Jo të gjitha shtetet marrin gazin drejtpërdrejt nga Rusia, mirëpo nëse shtetet sikurse Gjermania – blerësja kryesore e gazit rus në Evropë – merr më pak gaz, ato duhet të analizojnë menjëherë mundësi tjera.

Si rezultat, ndryshimet në furnizime ruse mund të shkaktojnë paqëndrueshmëri si në Britani të Madhe, ashtu edhe në Evropë, ndonëse vendi furnizohet për katër për qind më pak me gaz rus.

Furnizime më të pakta ruse nënkuptojnë më pak rezerva edhe në Norvegji, ndër furnizueset kyçe të gazit.

Çfarë është duke ndodhur tani?

Rusia veçse ka nisur të zvogëlojë furnizimet në Evropë që prej gjysmës së dytë të vitit 2021, pasi në tre gazsjellës është ulur sasia për 20 për qind, në krahasim me gjysmën e dytë të vitit 2020.

Çmimet evropiane të gazit janë rritur më 2021, pasi furnizimet nuk kanë qenë në linjë me kërkesën e nxitur nga rimëkëmbja e ekonomisë, pas pandemisë COVID-19.

Pavarësisht furnizimeve më të vogla, kompania shtetërore ruse e gazit Gazprom, ka thënë se është duke zbatuar të gjitha kontratat afatgjata dhe kompanitë evropiane të kontaktuara nga agjencia e lajmeve Reuters, kanë konfirmuar vitin e kaluar të njëjtën gjë. Mirëpo, kjo gjë ka ndryshuar pas pushtimit rus në Ukrainë, veprim që Moska e quan “operacion special ushtarak”.

Këtë vit, Moska ia ka ndalur gazin Bullgarisë, Polonisë, Finlandës, furnizuesit danez Orsted, kompanisë holandeze Gasterra dhe kompanisë Shell, pasi të gjitha këto subjekte kanë refuzuar kërkesën e Kremlinit për të paguar në rubla – si përgjigje ndaj sanksioneve evropiane.

Shumë kompani sikurse Uniper dhe RWE e Gjermanisë, si dhe Eni e Italisë, i kanë bërë pagesat nën skemën e re të Rusisë dhe kanë vazhduar të sigurojnë gaz.

Kur kryeministri italian Mario Draghi, ka akuzuar Moskën për përdorim të gazit për qëllime politike, Rusia ka thënë se furnizimet më të vogla janë të nevojshme për shkak të vonesave në kthim të pajisjeve që janë dërguar për riparime.

Furnizimet me gaz nga Rusia në Evropë, përmes tre gazsjellësve, kanë rënë për 26 për qind në muajin qershor, në krahasim me muajin maj.

Mirëpo ulja e sasisë përmes “Nord Stream I” ka ndikuar më së shumti në rritje të mëdha çmimesh.

Çfarë alternativa ekzistojnë?

Bashkimi Evropian synon t’i japë fund varësisë nga lëndët djegëse ruse deri më 2027 dhe ka nisur të analizojë alternativa, sikurse rritja e importeve të gazit të lëngshëm natyror (LNG).

Rritja e importeve të gazit të lëngshëm natyror ka shkuar në 58 për qind në pesë muajt e parë të vitit 2022, në krahasim me nivelet e vitit 2021, kanë treguar të dhënat e kompanisë Refinitiv.

Mirëpo Evropa ka kapacitete të kufizuara për pranim të gazit të lëngshëm natyror dhe çështja e furnizimeve është bërë më shqetësuese pasi Freeport LNG, operator i një fabrike të madhe eksporti në Shtetet e Bashkuara, ka thënë javën e kaluar se do të duhen të paktën 90 ditë për të rifilluar funksionimin e pjesshëm pas një shpërthimi ditë më parë. /REL/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

120 kg kanabis nga Shqipëria drejt Kosovës, arrestohet shoferi i autobusit pa pasagjerë

120 kg kanabis nga Shqipëria drejt Kosovës, arrestohet shoferi i autobusit pa pasagjerë

21 November, 2025
U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, nesër GJKKO merr në pyetje Ballukun

U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, nesër GJKKO merr në pyetje Ballukun

21 November, 2025
Rrëzohet avioni para qindra spektatorëve, humb jetën piloti

Rrëzohet avioni para qindra spektatorëve, humb jetën piloti

21 November, 2025
FIFA “harron” Ronaldon jashtë posterit të Botërorit, protestojnë tifozët portugezë! Ja çfarë ndodhi më pas

FIFA “harron” Ronaldon jashtë posterit të Botërorit, protestojnë tifozët portugezë! Ja çfarë ndodhi më pas

21 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result