Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive, nuk arriti të dënonte Azerbajxhanin për forcat e tij që nisën një sulm në shkallë të gjerë në territorin sovran të Armenisë.
Udhëheqësit e vendeve lindore u mblodhën një samit në Jerevan ditën e sotme, ku sipas mediave vendase, kryeministri Nikol Pashinyan u tha krerëve të vendeve anëtare të CSTO se nuk do të nënshkruante një projekt-deklaratë të grupit për dhënien e ndihmës Armenisë për shkak të mungesës së një vlerësimi politik në lidhje me situatën.
Ndërkohë, një video po qarkullon në rrjet nga momenti kur Pashinyan refuzon të firmosë gjë që ka shkaktuar një reagim “zinxhir” pasi presidenti rus Vladimir Putin ka hedhur stilolapsin ndërkohë që Lukashenko i Bjellorusisë shihet i shokuar.