ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Fushata zgjedhore në Kosovë, kandidatët për kryetarë komunash përballen më 12 tetor 1 hour ago
KLGJ letër Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme: Të shtohet numri i policëve brenda gjykatave dhe gjatë seancave gjyqësore 1 hour ago
KQZ prezanton raportin vjetor, Celibashi: 50 nga 132 parti politike dorëzuan raportet financiare 1 hour ago
Von der Leyen: Putini nuk e fsheh përbuzjen e tij për BE-në, dëshiron të ndajë Evropën 2 hours ago
I dënuar në Brazil për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari brazilian 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

‘Pse u rrit varfëria në Shqipëri më shumë se kudo gjatë pandemisë’ – flet Oviedo e Bankës Botërore

albnews by albnews
26 June, 2021
in Albania, Bota
0
‘Pse u rrit varfëria në Shqipëri më shumë se kudo gjatë pandemisë’ – flet Oviedo e Bankës Botërore
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ana Maria Oviedo, Ekonomiste e Lartë, e cila mbulon çështjet e varfërisë për Rajonin dhe Shqipërinë, tha se rritja ekonomike në dekadën e fundit është bërë më pak produktive në reduktimin e varfërisë. Sipas saj, midis vitit 2002 dhe 2008, rritja ekonomike prej 1% të PBB-së u shoqërua me ulje të varfërisë me 1.2%. Pas vitit 2014, elasticiteti i rritjes së varfërisë ra. Një rritje prej 1% e PBB-së rezultoi vetëm në një ulje të varfërisë prej 0.8%. Në intervistën për “Monitor”, ajo dha disa rekomandime për uljen e fenomenit.

INTERVISTA

RelatedPosts

Von der Leyen: Putini nuk e fsheh përbuzjen e tij për BE-në, dëshiron të ndajë Evropën

I dënuar në Brazil për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari brazilian

Hyn në fuqi SEPA, Gonzato: Formalizon ekonominë dhe forcon lidhjet me BE. Sejko: Historike për tregun financiar shqiptar

Shqipëria kishte rënien më të ulët ekonomike pas Serbisë në rajon në vitin 2020, por nga ana tjetër, gjatë pandemisë, numri i të “varfërve të rinj” u rrit më shumë se në çdo vend tjetër. Pse po ndodh kjo? 

Banka Botërore ka vlerësuar ndikimet e mundshme të pandemisë së COVID në varfëri, bazuar në të dhënat historike, rënien e PBB-së në vitin 2020 dhe masat që morën qeveritë në të gjithë rajonin, sepse nuk ka ende një numër zyrtar për nivelin e varfërisë në Shqipëri, ose ndonjë vend tjetër të Ballkanit Perëndimor për vitin 2020.

Në Shqipëri, Prodhimi i Brendshëm Bruto ra me 3.3% më 2020, një tkurrje tre herë më e madhe se në Serbi. Për më tepër, Serbia zbatoi një paketë shumë të madhe stimuluese fiskale, e cila lehtësoi në mënyrë të konsiderueshme krizën. Banka Botërore ka vlerësuar se varfëria në Shqipëri mund të ishte rritur me rreth 1 pikë përqindje (28,000 të varfër të rinj) nëse merret parasysh lidhja historike ndërmjet rritjes së PBB-së dhe uljes së varfërisë.

Ndikimi është më i madh se, për Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, por më i vogël se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Bazuar në simulime më konservatore që supozojnë humbje të mëdha të të ardhurave gjatë periudhës së mbylljes prej pandemisë, ndikimi i vlerësuar mbi varfërinë mund të jetë më i lartë (deri në 3.9 pikë përqindje, ose rreth 111 mijë të varfër të rinj).

Këto rezultate tregojnë një gamë të gjerë të ndikimeve të mundshme të varfërisë. Arsyeja kryesore është se një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare jeton me të ardhura për frymë afër kufirit të varfërisë prej 5.5 dollarësh në ditë. Për këtë arsye, ndryshime të vogla në të ardhura mund të gjenerojnë efekte të mëdha në varfëri.

Banka Botërore, në raportin e fundit rajonal, analizoi se midis 2014 dhe 2019 varfëria ra më ngadalë, me rreth 1 pike përqindje në vit, pavarësisht se rritja mesatare vjetore e PBB-së ishte 3%. A po vuan Shqipëria nga një shpërndarje e pabarabartë të rritjes ekonomike? 

Ulja e varfërisë iu përgjigj më pak rritjes ekonomike që nga viti 2014, krahasuar me periudhën e parakrizës. Midis vitit 2002 dhe 2008, rritja ekonomike prej 1% të PBB-së u shoqërua me ulje të varfërisë me 1.2%. Pas vitit 2014, elasticiteti i rritjes së varfërisë ra. Një rritje prej 1% e PBB-së rezultoi vetëm në ulje të varfërisë prej 0.8%.

Në kontrast me periudhën parakrizës, ku të varfrit përfituan nga rritja e fortë e pagave, veçanërisht për punë me aftësi të ulëta, që nga viti 2014, varfëria u ul kryesisht për shkak se më shumë njerëz të varfër ishin të punësuar, por jo se të punësuarit po merrnin fitime më të larta.

Sidoqoftë, fitimet nga punësimi në mesin e punonjësve me aftësi të ulëta nuk kanë qenë të mjaftueshme për të gjeneruar të ardhura të mjaftueshme për familjet e varfra, në mënyrë që varfëria të zvogëlohej më shpejt.

Çfarë politikash duhet të aplikojë vendi që të sjellë treguesin e varfërisë në trend rënie?

Varfëria në Shqipëri është e lidhur ngushtë me nivelin e arsimit të kryefamiljarit, numrin e anëtareve të familjes, punësimin midis të rriturve dhe kushtet e strehimit. Në këtë drejtim, politikat që ulin boshllëqet në këto drejtime ka të ngjarë të kenë ndikim pozitiv në uljen e varfërisë.

Investimi në aftësitë e të rinjve (nëpërmjet arsimit) dhe të rriturve (nëpërmjet programeve të tregut të punës); rritja e ndihmës sociale për fëmijët dhe të rriturit e moshuar në varfëri; lehtësimi i gjenerimit të punësimit sidomos në qytetet e vogla dhe zonat rurale, si dhe përmirësimi i strehimit dhe shërbimeve sociale, do të krijonin përmirësime të drejtpërdrejta në cilësinë e jetës për të varfrit dhe do të siguronin ulje të qëndrueshme të varfërisë me kalimin e kohës, duke rritur të ardhurat nga puna të njerëzve./MONITOR

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Fushata zgjedhore në Kosovë, kandidatët për kryetarë komunash përballen më 12 tetor

Fushata zgjedhore në Kosovë, kandidatët për kryetarë komunash përballen më 12 tetor

7 October, 2025
KLGJ letër Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme: Të shtohet numri i policëve brenda gjykatave dhe gjatë seancave gjyqësore

KLGJ letër Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme: Të shtohet numri i policëve brenda gjykatave dhe gjatë seancave gjyqësore

7 October, 2025
KQZ prezanton raportin vjetor, Celibashi: 50 nga 132 parti politike dorëzuan raportet financiare

KQZ prezanton raportin vjetor, Celibashi: 50 nga 132 parti politike dorëzuan raportet financiare

7 October, 2025
Von der Leyen: Putini nuk e fsheh përbuzjen e tij për BE-në, dëshiron të ndajë Evropën

Von der Leyen: Putini nuk e fsheh përbuzjen e tij për BE-në, dëshiron të ndajë Evropën

7 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result