• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, August 24, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Pse u shpallën “non grata” Berisha, Doshi, Dako dhe Lalla?

Pse u shpallën “non grata” Berisha, Doshi, Dako dhe Lalla?

by albnews
19 May, 2021
in Albania
0
3
VIEWS

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur “non grata” deri tani 4 figura publike shqiptare. Spikat në këtë listë ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha, për të cilin vendimi u publikua këtë të mërkurë.

“Sot, po shpall përcaktimin publik të shtetasit shqiptar Sali Berisha, ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-anëtar i Parlamentit të Shqipërisë si i përfshirë në korrupsion në shkallë të lartë. Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ka qenë i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime vetjake dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes në kurriz të besimit të publikut shqiptar tek institucionet qeverisëse dhe zyrtarët publikë. Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjet antikorrupsion dhe masat e përgjegjshmërisë. Me këtë përcaktim, unë rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë. Ky përcaktim, thotë deklarata, – bëhet në bazë të Rregullores 7031 (c) të Departamentit të Shtetit për Operacionet e Jashtme dhe Programet Përkatëse të Financimeve, 2021. Përveç Berishës, përcaktoj publikisht bashkëshorten e tij, Liri Berisha, djalin e tij, Shkëlzen Berisha dhe vajzën, Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk kanë të drejtë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në deklaratën e DASH për Berishën dhe familjen e tij.

Lalla, i përfshirë në raste madhore korrupsioni

Departamenti i Shtetit i ndaloi në shkurt të 2018-ës hyrjen në SHBA ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe familjes së tij duke e akuzuar për korrupsion. Njoftimin e bëri publik në atë kohë sekretari i shtetit Rex Tillerson, ku theksohej se ky vendim merrej për shkak të përfshirjes së z. Llalla në korrupsion ose shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut.

Vendimi thekson se Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni. “Ligjet amerikane parashikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Ligji po ashtu parashikon që Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose publikisht”, thuhet në deklaratën e DASH. Përveç Llallës, Sekretari Tillerson ka miratuar ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes së tij Ardjana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane.

Gjatë periudhës që drejtoi organin e akuzës, Llalla është akuzuar se nuk ka vepruar kundër korrupsionit dhe është përplasur publikisht me ambasadorin e SHBA-së në Tiranë për shkak të pozicioneve mbi reformën në drejtësi. Duke folur në një konferencë të shoqërisë civile në shkurt 2017, ambasadori amerikan Donald Lu, e akuzoi publikisht Llallën se po pengonte reformën.

Pas akuzave të drejtpërdrejta të ambasadorit të SHBA-së, Prokuroria e Përgjithshme u përgjigj me një deklaratë për shtyp ku e akuzonte përfaqësuesin amerikan në Tiranë se po ushtronte shantazh me pikëpamje “sorosiane”. Përplasja e fortë me ish-ambasadorin Donald Lu duket se i kushtoi ish-kryeprokurorit, jo vetëm mohimin e vizës për të dhe familjen e tij, por edhe nisjen e një hetimi më 15 mars të 2018-ës nën akuzën e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.

Tom Doshi, jo vetëm korrupsion, por edhe shkelje e të drejtave të njeriut

Në 16 prill 2018, DASH njoftoi edhe ndalimin e hyrjes në SHBA për Tom Doshin, atëherë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe familje së tij. Në rastin e Doshit, arsyeja për këtë vendim nuk ishte vetëm përfshirja në korrupsion. “Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë. Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik. Në bazë të njoftimit të sotëm, deputeti Doshi, bashkëshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur nuk lejohen të hyjnë në Amerikë”, thuhej në njoftimin e atëherëshëm të DASH.

Dako si Doshi, “non grata” për korrupsion dhe shkelje të të drejtave të njeriut

Në 30 korrik 2019, Departamenti i Shtetit njoftoi edhe ndalimin e hyrjes në SHBA për ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, dhe anëtarëve të familjes së tij. Ashtu si në rastin e Doshit, edhe në rastin e Dakos, arsyeja nuk është vetëm korrupsioni, por edhe shkelja e të drejtave të njeriut. “Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë. Ligji po ashtu i jep të drejtë Sekretarit të Shtetit që vendimin ta bëjë publik, ose t’ia bëjë atë privatisht zyrtarit në fjalë. Në bazë të njoftimit të sotëm, Vangjush Dako, bashkëshortja e tij Alba Dako, djali Xhulio Dako dhe vajza e tij Kejsi Dako nuk lejohen të hyjnë në Amerikë. Vendimi i sotëm, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit, është një sinjal i fortë se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për të luftuar korrupsionin në vende të tjera të botës”, thuhet në njoftimin e DASH./A2 CNN/

Previous Post

Kurti thotë se është takuar miqësisht edhe me Edi Ramën

Next Post

Belgjika ngrihet në këmbë në kërkim të ushtarit ekstremist

albnews

albnews

Related Posts

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji
Albania

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji

23 August, 2025
Në kërkim në Spanjë për trafik droge, arrestohet në Laç me qëllim ekstradimin 40-vjeçari me 4 emra
Albania

Në kërkim në Spanjë për trafik droge, arrestohet në Laç me qëllim ekstradimin 40-vjeçari me 4 emra

23 August, 2025
Lirohet vajza e Eli Farës, ja çfarë deklaroi në polici
Albania

Lirohet vajza e Eli Farës, ja çfarë deklaroi në polici

23 August, 2025
Next Post
Belgjika ngrihet në këmbë në kërkim të ushtarit ekstremist

Belgjika ngrihet në këmbë në kërkim të ushtarit ekstremist

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Moska shuan shpresat për një takim të shpejtë mes Putinit dhe Zelenskit

Moska shuan shpresat për një takim të shpejtë mes Putinit dhe Zelenskit

24 August, 2025
Ukraina shton sulmet ndaj energjisë ruse, çmimet e karburantit arrijnë nivele rekord

Ukraina shton sulmet ndaj energjisë ruse, çmimet e karburantit arrijnë nivele rekord

24 August, 2025
Ndizet lufta politike në Maqedoninë e Veriut, BDI akuzon kryeministrin Mickoski për shpifje të rrezikshme, ky i fundit paralajmëron ndryshime në qeveri

Ndizet lufta politike në Maqedoninë e Veriut, BDI akuzon kryeministrin Mickoski për shpifje të rrezikshme, ky i fundit paralajmëron ndryshime në qeveri

24 August, 2025
Kurti u bën thirrje mërgimtarëve të regjistrohen për të votuar: Komunat do të jenë shembull i mirëqeverisjes

Kurti u bën thirrje mërgimtarëve të regjistrohen për të votuar: Komunat do të jenë shembull i mirëqeverisjes

23 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5807 shares
    Share 2323 Tweet 1452
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2954 shares
    Share 1182 Tweet 739
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2859 shares
    Share 1144 Tweet 715
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2081 shares
    Share 832 Tweet 520
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1918 shares
    Share 767 Tweet 480
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM