Pse u vesh me të bardha Maria De Filipi në funeralin e mikut të saj, Silvio Berlusconi?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të mërkurën djeshme u mbajt funerali për Silvio Berlusconin, pranë studiove të Mediaset, ku në homazhet e kryera nuk munguan as figura të njohura të ekranit italian, mes të cilëve edhe ikona e prezantimit, Maria De Filippi.

Por, prezantuesja italiane tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, për shkak të veshjes së saj, që dallonte nga të tjerët në atë ditë zie, pasi u pa e veshur me të bardha.

Por, sipas mediave italiane, mesa duket ky veprim nuk paska qenë i paqëllimshëm.

E bardha është një ndër ngjyrat e preferuara të Berlusconit, i cili thoshte: “Vishuni me të bardha, sepse e zeza nuk e lejon dritën të kalojë”.

Dhe Maria, si një mike e vjetër e tij, e ka ditur mirë këtë dhe ka vendosur ta ndjekë këshillën dhe në ceremoni.

Share This Article