Pse uli kokën Hysaj? Ish-futbollisti shpjegon episodin që ka shkaktuar diskutime

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ledio Pano, ish-futbollist i Kombëtares, i ftuar në “Dita Jonë” në A2 CNN, shpjegoi rastin e golit të dytë të Italisë, ku Elseid Hysaj uli kokën përballë goditjes së Barella, me topin që përfundoi në rrjetë.

Sipas tij, ajo lëvizje është refleks: “Ulja e kokës është instinkt, një refleks i njeriut. Topi shkoi në portë dhe u bë gol, prandaj u përfol kaq shumë Hysaj. Momentalisht, Hysaj nuk është ai i dikurshmi dhe ai që të gjithë presim”.

Gjithsesi, Pano theksoi se nuk duhet të hedhim poshtë lojtarët tanë, por të jemi të lumtur që jemi mes ekipeve më të mira të Evropës.

“Dëshira për të mundur Italinë e Spanjën është e madhe, por mundësia është e vogël, pasi janë ekipe me histori dhe lojtarë cilësorë. Prandaj nuk më vjen mirë kur kritikojmë lojtarët tanë në këtë moment. Shumica janë lojtarë të rinj dhe me pak minuta gjatë sezonit të kaluar”, deklaroi Ledio Pano.

Sipas tij, në ndeshjen e radhës me Kroacinë, trajneri Sylvinho duhet të bëjë dy ndryshime në formacion: “Me Kroacinë do të jetë shumë e vështirë, pasi kroatët janë në një pozicion që do të japin shumë më tepër sesa me Spanjën. Sipas mendimit tim, Asani dhe Seferi duhet të ndryshohen”.

Share This Article