PSG gabon, City rrëmben kreun e Grupit A

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Paris Saint Germain ka gabuar në fund duke barazuar 2-2 me Leipzig, për të humbur kreun në Grupin A. City e ka mundur 4-1 Clube Bruggen dhe ka rrëmbyer kreun me nëntë pikë.

Paris Saint Germain ka barazuar 2-2 me Leipzig për të humbur kreun në Grupin A.

Vendasit befasuan Parisin duke shënuar golin e epërsisë në minutën e gjashtë të ndeshjes përmes Nkunku.

Por, ishte Georginio Wijnaldum ai që realizoi dy gola dhe kishte nevojë, pasi nuk e ka nisur mirë aventurën në Paris.

Të dy golat i shënoi në pjesën e parë në minutën e 21’ dhe 39’.

Kur u mendua se PSG po merr tri pikë, në fund të takimit Szoboszlai barazoi gjithçka dhe kështu, PSG ka rënë në vendin e dytë me tetë pikë.

Manchester City 4-1 Club Brugge

City nuk gabon, shfrytëzon gabimin e PSG dhe rrëmben kreun në Grupin A.

City ka marrë pikët e plota duke e mundur 4-1 Club Bruggen.

Sterling, Foden, Mahrez dhe Gabriel Jesus shënuan për Cityn, derisa Stones autogol ia fali një gol mysafirëve.

City tani ka shkuar në kuotën e nëntë pikëve, një më shumë se PSG.

Share This Article