PSG hap negociatat për shitjen e Kylian Mbappé

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ëndërrat e Real Madrid tani gjejnë mbështetje edhe në Francë. Nëse më parë ishte vetëm shtypi spanjoll, AS mbi të gjitha, që insistonte për transferimin e bujshëm, tani edhe sipas RMC në Francë, Paris Saint-Germain është gati të negociojë shitjen e Kylian Mbappé. Sulmuesi francez refuzoi një propozim tjetër për rinovimin e kontratës, duke bindur parizianët të paktën të arsyetojnë për mundësinë e mos humbjes me parametër zero të një ylli të futbollit botëror.

Në njërën anë është e sigurtë kokëfortësia dhe fuqia ekonomike e Al-Khelaifit, por në tjetrën, mos përfitimi i një euro të vetme nga lamtumira e një lojtari të paguar 180 milionë te Monako dhe i vlerësuar jo më pak se 140 pavarësisht një kontrate që skadon në qershor 2022, do të ishte kriminale. E në këtë këndvështrim, sipas radios Monte Carlo, PSG ka nisur të shohë përreth.

Dhe megjithëse emri që tërheq më shumë madhështinë pariziane është ai i Cristiano Ronaldos, hipoteza më realiste dhe taktikisht i vlefshëm për Pochettino është Richarlison i Everton, që vlerësohet 100 milionë euro. Mbappè, nga ana e tij, ka refuzuar një propozim pesëvjeçar me vlerë 35 milionë euro në sezon, paga e tretë më e lartë e skuadrës pas Messit dhe Neymar, në mënyrë që të shkojë në Madrid, ku ai do të ishte ylli i vërtetë dhe i vetëm.

Share This Article