PSG vijon të jetë i pandalshëm.
Kampionët në fuqi të Champions League shkatërruan 4-0 Realin në gjysmëfinale dhe tani do të tentojnë të fitojnë edhe Botërorin e Klubeve, në finalen e madhe ndaj Chelsea.
Ekipi francez i dha leksion futbolli madrilenëve me 3 gola që në pjesën e parë, me autorë Fabian Ruiz (2) dhe Dembele.
Në pjesën e dytë, Gonçalo Ramos vulosi rezultatin në 4-0.