ALB UK News

ALB UK News

Show - Biz

PSG-ja eliminohet nga Kupa e Francës

Paris Saint-Germaini është shokuar në garën për Kupën e Francës.

Të hënën mbrëma, PSG-ja u eliminua në një të tetën e finales.

Ishte Nice që e eliminoi Parisin e Lionel Messit.

Ndeshja nuk dha gola dhe u vendos me penallti. Nice fitoi 6:5. Lionel Messi e Kylian Mbappe realizuan penalltitë për Parisin, por që nuk mjaftuan.