PSG-ja i hakmerret Realit, kontakton Benzeman

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Paris Saint-Germaini po synon t’i hakmerret Real Madridit për çështjen e sulmuesit Kylian Mbappe, i cili po refuzon rinovimin e kontratës për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu” si lojtar i lirë në verë.

Kjo ka bërë që drejtuesit e PSG-së, ta kontaktojnë sulmuesin e Realit, francezin Karim Benzema që po synojnë ta transferojnë në fund të këtij sezoni.

Benzema te PSG-ja, po shihet si zëvendësim ideal për Mbappen, i cili duket i vendosur për ta vazhduar karrierën te Real Madridi. Benzema 34-vjeçar ende nuk i ka nisur negociatat me Realin për rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër dhe këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë PSG-ja. Benzema është pjesë e Realit prej vitit 2009 kurse këtë sezon po shkëlqen. Ai ka shënuar 24 gola dhe ka asistuar nëntë herë në 27 ndeshje për madrilenët në të gjitha garat.

Share This Article