Paris Saint-Germaini po shpreson se do ta bindë sulmuesin Kylian Mbappe të mbetet në skuadër edhe pas përfundimit të këtij edicioni.
Sipas “ESPN”, drejtuesit e klubit francez do të nisin sërish bisedimet me Mbappen për rinovimin e kontratës.
Mbappe është në vitin e fundit të kontratës me parisienët dhe në qershor mund të largohet si futbollist i lirë. Madje, drejtuesit e klubit janë të bindur se Mbappe do të rinovojë kontratën.
Për shërbimet e francezit interesim ka shprehur Real Madridi.