Paris Saint-Germain mezi ka arritur fitore as në xhiron e tretë të Ligue 1. Kampionët e Francës, të cilët arritën edhe në finalen e Ligës së Kampionëve fituan me një gol të vonë të Draxler në minutat shtesë të ndeshjes
Paris Saint-Germain ka arritur fitore të vështirë sonte kundër FC Metz.
Kjo është fitorja e parë e PSG në sezonin e ri të Ligue 1 në Francë, pasi që ata humbën në dy xhirot e para, kundër Marseille dhe Lens.
Pjesa e parë përfundoi 0-0 pavarësisht se PSG pati disa mundësi të mira për shënim ashtu sikurse edhe Metz por pa konkretizi.
Në pjesën e dytë prapë ishte PSG që sulmoi edhe pse nga minuta e 65-të luajti me një lojtar me pak pasi që me të kuq u përjashtua Dialo.
Për parisienët u vështirësuan edhe më shumë punët kur në minutën e 80-të u largua edhe Bernat shkaku i një lëndimi.
Megjithatë, në minutën e 3 shtesë të ndeshjes Draxler do të shënonte golin e fitores se parë në sezonin e ri të Paris Saint-Germain.