PSG-Neymar, zbulohet kontrata gjysmë miliardë euro

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Neymar i ka kushtuar PSG-së gjysmë miliardë euro. Kjo shifër e jashtëzakonshme u zbulua ekskluzivisht nga “El Mundo” duke publikuar në internet kontratën që braziliani nënshkroi me klubin francez në vitin 2017, kohë kur u transferua nga Barcelona për rekordin e një futbollisti.

Për të qenë të saktë, PSG ka paguar 489,228,117 euro mes kartonit të futbollistit dhe pagës. Kontrata, e datës 3 gusht 2017, parashikonte një pagë vjetore bruto prej 43,334,400 € për pesë sezone. Përveç kësaj, u shtua një e gjashta për të cilën ai mori shumën prej 50,556,117 nëse qëndronte në klub, si bonus. E gjithë kjo shumë, së bashku me klauzolën e zgjidhjes së kontratës prej 222 milion euro, e çuan operacionin në pothuajse 490 milion euro.

“El Mundo” ka shtuar gjithashtu se rinovimi i lojtarit deri në vitin 2025 është mbyllur në kushte ekonomike të ngjashme me ato të vitit të tij të fundit të kontratës së mëparshme dhe se lojtari i ka shitur klubit francez të gjitha të drejtat e imazhit të lidhura me Psg.

Share This Article