PSG përmbys Dortmundin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Paris Saint Germain është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampioneve.

PSG në takimin ndaj Borussia Dortmundit në transfertë kishte humbur 2-1.

Ekipi parizies arriti të fitonte 2-0 në “Parc des Princes” dhe me rezultat të përgjithshëm 3-2, siguroi i pari biletën në raundin e 8 më të mirave.

Kualifikimi i skuadrës së drejtuar nga Thomas Thuchel u vendos që në pjesën e parë me golat e Neymar dhe Bernat, ndërsa në fraksionin e dytë vendësit arritën ta administronin rezultatin.

Me Kylian Mbappenë që e nisi ndeshjen nga stolit për arsye fizike, për zhbllokimin e rezultatin mendoi Neymar, që i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes në momentin e ekzekutimit të këndores nga Di Maria, duke e dërguar lehtësisht topin në rrjetë.

Goli që i siguroi kualifikimin Parisit u shënua në minutën e parë shtesë të pjesës së parë nga Bernat, që devijoi për në rrjetë pasimin e Sarabias.

Dortmundi e mbylli takimin me 10 lojtarë, pasi Emre Can u ndëshkua me karton të kuq në fundin e sfidës.

Share This Article