PSG shkruan historinë duke kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Paris Saint-Germain është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori të klubit. Ata kanë mposhtur me rezultat 3-0 skuadrën tjetër të re gjermane, RB Leipzig për të kaluar në finale të Ligës së Kampionëve.

PSG nuk e ka pasur aspak problem që ta eliminojë nga Liga e Kampionëve skuadrën gjermane RB Leipzig duke e mposhtur me rezultat 3-0.

Investimet e mëdha në këtë skuadër, që janë bërë sidomos në tri vitet e fundit, kanë bërë që ato të shpaguhen pasi që Neymar me shokë ka arritur në finale të kësaj gare.

Pjesa e parë nisi totalisht në dominim të PSG të cilët edhe vinë të goli pas një ndërprerje.

Një krosim i Neymar brenda në zonë në minutën e 13, gjen mirë kokën e mbrojtësit Marquinhos i cili shënon për rezultat 1-0.

Pas goli, gjermanët tentuan të kthehen në lojë dhe patën disa kundërzbritje në sulm. Megjithatë, PSG arriti ta kontrollojë ndeshjen dhe merr përsëri inciativën në minutat e fundit të pjesës së parë.

Një gabim në mbrojtje i Leipzig shfrytëzohet mirë nga Neymar, i cili kësaj radhe asiston prapë të Di Maria e ku ky shënon golin e dytë në minutën e 42-të.

Me rezultat 2-0 skuadrat shkojnë në pushim të pjesës së parë.

Parisi e nisi pjesën e dytë aty ku e la, duke sulmuar përsëri.

Ata shënuan edhe në minutën e 56-të me anë të Juan Bernat, gol ky që do ja jepte vulën këtij takimi.

Në finale PSG do ta pret skuadrën fituese të çiftit Lyon-Bayern Munchen, ndeshje e cila zhvillohet nesër.

Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet të dielën. 

Share This Article