ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford 2 hours ago
Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç 3 hours ago
Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës 3 hours ago
Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper’s Bazaar Icons në New York 3 hours ago
Rubin në Hagë: Trajtim i pazakontë ndaj një burrë shteti që është dorëzuar vullnetarisht 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Psikiatri Simon Wessely: “Karantina masive nuk mbahet dot për një periudhë të gjatë”

albnews by albnews
1 April, 2020
in Bota
0
Psikiatri Simon Wessely: “Karantina masive nuk mbahet dot për një periudhë të gjatë”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mërzitje. Zhgënjim. Zemërim. Ankth. Acarim i marrëdhënieve. Më shumë se një miliardë njerëz në mbarë botën po përpiqen të durojnë këto simptoma të ndryshme të vetëizolimit.

Deutsche Welle: Qindra miliona vetë janë mbyllur në shtëpitë e tyre. Çfarë duhet të presim që t’u ndodhë atyre?

RelatedPosts

Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford

Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona

Është fizikisht e vështirë, është psikologjikisht e vështirë, sepse nuk është izolimi shoqëror mënyra si punojmë ne, si qenie njerëzore. E gjithë rrjedha e jetës bëhet më e vështirë dhe zhgënjyese. Ka dëshmi se njerëzit fillojnë të bëhen dikur të shkujdesur.

Unë mendoj se do të zbulojmë se do të jetë e vështirë për shumë njerëz. Do të ketë disa që do të jenë mirë, por po të mos jesh si ne – të kesh një pronë pak a shumë të madhe, të rehatshme – mendoj se do të bëhet gjithnjë e më pak e durueshme me kalimin e javëve.

Çfarë do të ndryshojë te njerëzit që izolohen në javët në vazhdim?

Para së gjithash, në plan afatshkurtër, ne kemi provuar se përshtatemi si specie, shumë shpejt, me realitetet e reja. Qeveria jonë ka qenë mjaft e kujdesshme të sinjalizojë paraprakisht pothuajse të gjitha ndryshimet që janë bërë. Pra, të gjithë i kanë pritur masat – punën nga shtëpia, mbylljen e restoranteve, pastaj ndalimin e plotë.

Kështu që ata na kanë dhënë pak kohë për t’u përgatitur, gjë që mendoj se ka qenë shumë e dobishme. Por, pas një kohe, njerëzve kjo fillon të mos u bëjë më përshtypje, të mos shqetësohen më, ose thjesht thonë: “Nuk më intereson, boll më, thjesht dua vetëm të dal jashtë për të parë njerëz ose për të bërë diçka “.

Professeur Sir Simon Charles Wessely mit Herzogin Kate (picture-alliance/Photoshot)

Sir Simon Charles Wessely me dukeshën Kate

Çfarë do të ndiejnë ata saktësisht çdo ditë?

Nuk ka nevojë të jesh psikiatër për të ditur që emocionet janë mërzitje, zhgënjim, zemërim, nervozizëm, si dhe acarim në marrëdhënie. Dhe mos harroni, shumë njerëz tani kanë të bëjnë me fëmijët e tyre, të cilët duhet të ishin në shkollë, por tani nuk janë – një vendim shumë i debatueshëm, me të vërtetë. Kjo ka ndodhur në të gjithë Evropën dhe botën. Mbyllja e shkollave ka shtuar presionet.

Më në fund, dëshira e njeriut për kontakte të vërteta sociale ballë për ballë ose për shumëllojshmëri: njerëzit do të fillojnë t’i japin liri vetes, jo sepse nuk duan të pajtohen, por sepse thjesht do ta quajnë shumë të mundimshme atë që u kërkohet. Kjo do të jetë e ndryshme nga personi në person, dhe natyrisht një numër i madh njerëzish do të binden. Por të tjerët jo.

Si ndikon altruizmi në këtë? Ideja që unë ndihmoj të tjerët duke hyrë vetë në karantinë?

Unë mendoj se kjo është ndoshta pyetja e vetme më e rëndësishme. Ne e dimë se ata që i detyrojnë të futen në karantinë e kalojnë më keq, se sa ata që shkojnë vullnetarisht.

Dhe ata që e shohin, ose i shohin, si njerëz që kanë vepruar me altriuzëm dhe u futën në karantinë për të mbrojtur të tjerët – mbase beben e sapolindut të kunatës, ose prindërit e moshuar – do ta kalojnë më mirë në plan afatshkurtër dhe afatgjatë.

Pra, altruizmi, dhe thirrja për altruizëm, dhe bërja e njerëzve të ndjehen se po bëjnë diçka pak heroike, pak për të përfituar të tjerët, është gjëja e vetme më e rëndësishme që mund të bëjnë autoritetet lokale, policia, qeveritë.

Dhe unë mendoj se ka edhe një gjë tjetër që po ndodh. Mjaft njerëz, dhe më duhet të them edhe unë, pothuajse dëshiroj të infektohem me COVID-19 dhe ta kaloj.

Kështu që gruaja ime ka fat. Atë e testuan, dhe ajo tani e ka pasur virusin, dhe tani është imune – ose të paktën imune për të ardhmen e afërt – dhe do të kthehet të punojë sërish si mjeke, duke bërë një punë të mirë. Dhe shumë, shumë njerëz thonë: “Le ta lëmë pas. Atëherë mund të kthehemi, si altruistë të kontribojmë në shoqëri. Ose të paktën e di që e kam kaluar”. Ime shoqe ishte mjaft e sëmurë për dy ditë. Për dy ditë ishte vërtet e tmerrshme. Por u shërua thuajse po aq shpejt sa u sëmur. Dhe tani ajo do të kthehet te vetja e saj normale, e zakonshme, nëse dikush mund ta përshkruajë Clare-in si normale…

Sir Simon Wessely është presidenti i Royal Society of Medicine dhe bashkëautor i një përmbledhjeje mbi ndikimin psikologjik të karantinës. Ai foli për DW nën karantinë të imponuar pasi gruaja e tij u sëmur me COVID-19. Wessely është psikiatër, disiplina akademike e tij është epidemiologjia, ose studimi i popullsive të mëdha. Ai është ekspert për çështje si shëndetësia ushtarake, terrorizmi, për mënyrën se si njerëzit reagojnë ndaj situatave emergjente dhe katastrofave, dhe për sondazhe e studime të mëdha. Më parë ai ishte President i Kolegjit Mbretëror të Psikiatërve.

Conor Dillon, Gabriel Borrud

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford

Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford

16 September, 2025
Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

16 September, 2025
Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

16 September, 2025
Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper’s Bazaar Icons në New York

Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper’s Bazaar Icons në New York

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result