Pub-i më e vjetër në Britani mbyllet pas 1,229 vjetësh

albnews
By
1 Min Read

Pub0-i që supozohet të jetë më i vjetri në Britani po mbyllet për shkak të vështirësive financiare, 1,229 vjet pasi ishte hapur.

Sipas medieve të huaja, pijetorja “Ye Olde Fighting Cocks” në Saint Albans të Anglisë, njoftoi në Facebook se po mbyllej përgjithmonë pasi problemet financiare iu përkeqësuan nga pandemia e COVID-19.

Faqja e internetit e kësaj pijetore thotë se biznesi i kishte fillimet në vitin 793.

Ye Olde Fighting Cocks, St Albans – A1 Taxis Blog

“Së bashku me ekipin tim, kam provuar gjithçka për ta mbajtur në këmbë”, ka shkruar menaxheri i lokalit, Christo Tofalli.

“Sidoqoftë, dy vjetët e fundit kanë qenë të paprecedentë për industrinë e mikpritjes dhe na kanë mposhtur të gjithë neve që jemi përpjekur për t’u siguruar që ky lokal të vazhdojë”. 

Ye Olde Fighting Cocks, St. Albans (Hertfordshire), England, UK, 1900-1910s  | Europe - United Kingdom - England - Hertfordshire, Postcard / HipPostcard

Share This Article