ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista 7 hours ago
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE 7 hours ago
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit 7 hours ago
Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro 8 hours ago
Takimi mes Trump dhe Erdogan në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti amerikan: Marrëveshje tregtare dhe ushtarake 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Publikimi i targave, zbulohen makinat miliona euroshe të personazheve të njohur

albnews by albnews
25 December, 2021
in Albania
0
Publikimi i targave, zbulohen makinat miliona euroshe të personazheve të njohur
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Publikimi i një databaze me targat e 530 automjeteve të shqiptarëve ngriti dyshime mbi sigurinë e tyre, por hodhi dritë mbi llojet dhe vlerat e makinave që përdorin shqiptarët.

Skandali i rrjedhjes së këtyre të dhënave kaq sensitive, përveçse tregoi brishtësinë e institucioneve që i ruajnë ato, tregoi edhe anën tjetër të medaljes, miliona para të shpenzuara për një mjet të vetëm. Nga vëzhgimi i databazës, rezulton se shqiptarët shpenzojnë shumë për një automjet, pasi në garazhin e tyre, por edhe në rrugët e Tiranës janë makina që vlejnë qindra-mijëra euro.

RelatedPosts

INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

Aksident tragjik në Shkodër, humbin jetën baba e bir

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

Në Shqipëri ka 16 “Ferrari”, 8 “Rolls-Royce”, 37 “Bentley”, 45 “Lamborghini”, 2 “McClaren” dhe disa lloje të tjera të veçanta. Çmimet e makinave që kalojnë në rrugët e vendit dhe kanë pronarë shqiptarë arrijnë një çmim deri në 300 mijë euro. Ajo që bie në sy është se Kryeministri Edi Rama përdor një mjet superlukzoz dhe të shtrenjtë si “GMC Yunko”. Të njëjtin mjet ka nën pronësi edhe Kujtim Haxhiaj. Një nga llojet më të shtrenjta të “Mercedez Benz” është varianti “Benz sclass 63 GLE AMG”, të cilin e kanë në përdorim plot 22 shqiptarë.

Ndër personazhet e njohura janë deputeti i Partisë Socialistë Arben Pëllumbi dhe gazetari i njohur Arjan Çani, si dhe Agim Çako, pronar i një kompanie nafte. Ai ka nën pronësi edhe disa mjete të tjera superluksoze: 2 “Mercedez-Benz 63 AMG”, 1 “Audi A8 L” version luksoz dhe një “Mercedez S500”. Ai u akuzua në fillim të 2020-ës dhe u shpall në kërkim për veprat penale “Fshehje e të ardhurave”, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave apo formularëve”.

“Rolls-Royce” është një tjetër makinë e shtrenjtë, të cilën e disponojnë 8 persona, çmimi i së cilës është i kripur për xhepin e shumë qytetarëve.

Mes tyre janë emra të njohur si Lori Hoxha dhe gruaja e biznesmenit Ylli Ndroqi, Mimoza Ndroqi, si dhe biznesmeni Mark Luli dhe 5 të tjerë.

“Lamborghini” është nga mjetet e preferuara pasi kanë paguar dhe e kanë nën pronësi plot 45 qytetarë shqiptarë. Duke iu referuar të dhënave të publikuara, ky mjet preferohet dhe ka shumicën e pronarëve biznesmenë, të cilët mesa duket, kanë gjetur atyre rehatinë, për të cilën kanë paguar miliona. Mes tyre është një pronar medieje kombëtare. Një detaj interesant i kësaj liste me makina të shtrenjta është se ato nuk zotërohen vetëm nga biznesmenë të cilët i kanë mundësitë të investojë shuma marramendëse parash për të blerë një makinë, por edhe nga njerëz me precedentë penalë apo të lidhur me botën e krimit.

“FERRARI”

Sipas të dhënave zyrtare, në Shqipëri rezultojnë të jenë regjistruar 16 makina luksoze “Ferrari”, njëra prej të cilave është në pronësi të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si “Noizy”. Një tjetër “Ferrari” e disponon Bledi Haka, të cilin Policia e ka ndaluar dhe akuzuar në tetor të vitit 2019 për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa ai rezulton të jetë përfshirë edhe në një ngjarje në vitin 2012, ku mbeti i plagosur me armë zjarri.

Noyzi Ferrarri

Biznesmeni nga Shkodra Kacjolin Zefi, me “Ferrari” ngjyrë të zezë, është dënuar me 8 vite e 8 muaj burgim nga Gjykata e Krimeve të Rënda me vendim të formës së prerë. Zefi u deklarua fajtor për akuzën e “Trafikimit të narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Kacjolin Zefi u arrestua nga Policia në datë 26 nëntor 2016, pasi u akuzua si pronari i 700 kg kanabis, që u sekuestruan në portin e Durrësit. Biznesmeni Kacjolin Zefi ka pretenduar se paratë e siguruara prej tij dhe pasurinë që ai disponon, e ka falë biznesit familjar të përpunimit dhe eksportimit të konfeksioneve dhe veshjeve me shumicë./Express/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista

21 September, 2025
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

21 September, 2025
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

21 September, 2025
Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro

Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result