Publikohen 3 finalistët për çmimin “FIFA The Best”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Benzema, Messi dhe Mbappé janë 3 finalistët për çmimin “The Best”, që jepet nga FIFA.

Nëse Benzema fitoi Topin e Artë në fund të vitit të kaluar, Messi duket se ka avantazh për këtë çmim, pasi merret në konsideratë edhe Botërori, të cilin Messi e fitoi me Argjentinën, duke shkëlqyer në kompeticion.

Nga ana e tij, Benzema mungoi në Katar për shkak dëmtimi, por ka fituar si protagonist Champions League dhe kampionatin spanjoll.

Fituesi i fundit i çmimit The Best ishte Robert Lewandowski.

Për këtë çmim votojnë kapitenët e kombëtareve, trajnerët e kombëtareve, gazetarët dhe tifozët nëpërmjet faqes së internetit të FIFA-s. Verdikti do të jepet në 27 shkurt, në një ceremoni gala që do të organizohet në Paris.

Share This Article