Publikohen koeficientët, si e vlerësojnë kompanitë e basteve Shqipërinë në “grupin e ferrit”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria padyshim që nuk e nis si favorite “EURO 2024” dhe kundërshtarët që i ka vendosur përballë shorti sigurisht që e bëjnë rrugëtimin e saj shumë më të vështirë.

Kompanitë e basteve, menjëherë pas shortit, kanë vendosur edhe koeficientet për të përcaktuar favoritët e turneut.


Kompania e njohur “Bet365” sheh Francën dhe Anglinë si favoritet kryesore për të fituar Europianin, me koeficientin 4,5.

Ndërkohë, Shqipëria është ndër ekipet me koeficientin më të lartë, 501, madje shumë më të lartë edhe se Polonia (251), e cila ende nuk e ka siguruar kualifikimin për në fazën e grupeve të Evropianit.

Ndërkohë, për ndeshjen e parë kundër Italisë, fitorja e Shqipërisë kuotohet 7,5, fitorja e Italisë 1,4, ndërsa barazimi 4,5.

Share This Article