• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 18, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Publikohen letrat “tepër sekrete” për Enver Hoxhën

Publikohen letrat “tepër sekrete” për Enver Hoxhën

by albnews
3 January, 2021
in Albania
0
2
VIEWS

Publikohen dy dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit (fondi 14. Aparati i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së) të cilat mbajnë siglën “Tepër sekret” dhe u përkasin datave 4 janar dhe 7 shkurt të vitit 1966, ku Ministri i Punëve të Brendshme, gjeneral-leitnant, Kadri Hazbiu, me anë të një relacioni, informon sekretarin e parë të Komitetit Qendror të PPSH-së dhe njëkohësisht Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës Popullore të Shqipërisë, Enver Hoxhën, lidhur me shkurtimet që ishin planifikuar të bëheshin në organikën e kuadrit të efektivave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku u nxorën në lirim, 1915 ushtarakë, të cilët deri në atë kohë kishin shërbyer në atë dikaster.  Të gjitha detajet e raportit të ministrit Kadri Hazbiu, që nga ristrukturimi i dikasterit që ai drejtonte në bazë të drejtorive përkatëse, ku më delikatet ishin ato të Zbulimit Politik me jashtë, si dhe ato të Kundërzbulimit, (Drejtoria e Sigurimi të Shtetit), nga do vareshin ato pas kësaj, e deri tek sistemimi me punë i të gjithë efektivave që u nxorën në lirim.

“Shkurtimet arrijnë në tërësi 1915 veta në të gjitha organet dhe repartet. Nga këta 850 oficerë, 652 nënoficerë e policë, 118 civilë dhe të tjerët ushtarë. Shifra 1915 përfaqëson 16 përqind të efektivit, kurse 870 oficerët që shkurtohen, 25.5 përqind mbi limitin organik dhe 24.5 përqind mbi efektivin oficer (kjo shpjegohet se me urdhër të veçantë, mbajmë mbi limitin 100 e ca oficerë, që janë në dispozicion). Nga të shkurtuarit prej 1915 veta, mund të konsiderohen të ikur deri më datën 5/2/1966, 555 veta ose 29 përqind e tyre. Përveç 115 kursantëve që kaluan Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, gjithë të tjerët kanë shkuar në prodhim dhe një pjesë e mirë në koperativat bujqësore (në fshat e ferma. Vërehet një rezistëncë e fortë sidomos për në fshat. Pengesë e madhe bëhen gratë dhe të afërmit e kuadrove, të cilët bëjnë vazhdimisht presione negative”.

Kështu thuhet ndërmjet të tjerash në dy dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit (fondi 14, i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), ku ndodhen dy relacione të cilat mbajnë siglën “Tepër sekret” dhe u përkasin datave 4 janar dhe 7 shkurt të vitit 1966, ku Ministri i Punëve të Brendëshme, gjeneral-leitnant, Kadri Hazbiu, informon sekretarin e parë të Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe njëkohësisht Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës Popullore të Shqipërisë, Enver Hoxhën, lidhur me shkurtimet që ishin planifikuar të bëheshin në organikën e kuadrit të efektivave të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, ku u nxorrën në lirim, 1915 ushtarakë, të cilët deri në atë kohë kishin shërbyer në atë dikaster. Po cilat ishin drejtoritë përkatëse ku kishin shërbyer deri në atë kohë ato efektiva dhe ku do të sistemoheshin ato më pas? Si kishin funksionuar deri në atë kohë dy drejtoritë më delikate që kishte Ministria e Punëve të Brendshme, siç ishin Kundërzbulimi (Sigurimi i Shtetit) dhe Zbulimi Politik me jashtë dhe si ishte planifikuar riorganizimi tyre pas shkurtimeve dratstike në organikat e efektivave të saj? Për të gjitha këto dhe të tjera, na njohin dy relacionet në fjalë, ku përveç Enver Hoxhës që i ka miratuar ato, është marrë mendimi edhe i Kryeministrit Mehmet Shehut, Hysni Kapos (që asokohe mbulonte në rrugë partie si sekretar i Komitetit Qëndror, organet e ‘Diktaturës së Proletariatit’), Rita Markos, Beqir Ballukut, Ministrit të Mbrojtjes Popullore dhe Behar Shtyllës, Ministrit të Punëve të Jashtme.

Raporti “Tepër sekret”, i Ministrit të Brendshëm, gjeneral-leitnant, Kadri Hazbiu

               Tepër sekret

     Tiranë, më 4 Janar 1966

MBI DISLOKIMIN E NJE NUMRI KUADROSH TE ZBULIMIT NE MINISTRINE E PUNEVE TE JASHTME

  1. Për drejtimin të gjithë punës agjenturalo-operative të zbulimit që zhvillohet nëpërmjet rezidenturave pranë përfaqësive tona diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në Ministrinë e Tregtisë së Jashtme, të dislokohen një numër kuadrosh të Zbulimit me në krye një kuadër të lartë, të emëruar në rang zv/Ministri të Punëve të Jashtëme.
  2. Zv/Ministri i Punëve të Jashtme që drejton edhe punën e Zbulimit, ka lidhje të dyfishta me Ministrinë e Punëve të Brëndshme, për detyrat që janë në kompetencat e Ministrisë së Punëve të Brëndshme.
  3. Kuadri i Zbulimit, sipas nevojave vendoset në sektorë të ndryshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe kryen detyra të zbulimit e të kopetencës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe përgjigjet përkatësisht për të dy sektorët.
  4. Numri i kuadrit të Zbulimit që do të vendoset në Ministrinë e Punëve të Jashtme, është 20 vetë. Meqënëse se kuadri dhe detyrat zgjerohen, del e nevojshme që në strukturat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të bëhet ndonjë ndryshim.
  5. Për qarkullimin e kuadrit dhe për të ruajtur profilin e punës, del e nevojshme që në organikat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të krijohet një rezervë.
  6. Politikën e kuadrit si brenda ashtu dhe jashtë, e bën Ministria e Punëve të Jashtme. Në rast se kur del nevoja që kuadrit të Zbulimit t’i ndryshohet profili i punës së tyre, vendimi përkatës merret në bazë të një marrëveshjeje të dy ministrive.
  7. Trajtimi ekonomik i kuadrove të Zbulimit, do të jetë sipas funksioneve që kryejnë, i njëjtë si për të gjithë kuadrot e Ministrisë së Puneve të Jashtme.

P.sh. Në këto struktura të kryhen edhe shërbimet e zbulimit të Ushtrisë duke futur një ose disa kuadro të këtij profili.

Me propozimet e mësipërme, janë dakort shoku Beqir, shoku Behar dhe unë.

MINISTRI I PUNEVE TË BRENDESHME

                                                                    GJENERAL-LEITNANT

                                                                         KADRI HAZBIU

Shënimi i Enverit: “Unë jam dakort me këto gjëra, të bisedojmë me shokët dhe të vendosim”

Shoku Hysni, unë jam dakort me këtë gjëra, mund të bëj një bisedë të shkurtër me Kadriun, Mehmetin, Beqirin dhe Ritën, dhe të vendoset e të raportohet sa më parë.

                         Enver

U bisedua me Beqirin, Ritën, Kadriun, Hysniun, Beqiri ka biseduar dhe me Mehmetin, ai për pikën 8, ka shfaqur rezerva.

Të gjithë jemi dakort. Për pikën 8, u ngarkua Beqiri të bisedojë me Mehmetin.

Për pikën 9, mendova të këtë një hetuesi, të shikojë dhe nga duhet të varet.

8.II.1968                                

Raporti i dytë i Kadri Hazbiut: “Një pjesë e konsiderueshme e efektivëve të Sigurimit i çuam në Ferma e Kooperativa Bujqësore”.

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDËSHME            “TEPER SEKRET”

          TIRANË                                                                                       Ekz. Nr.

                                                                                                         Tiranë, më 7/2/1966

DISA ÇËSHTJE QE DUHET TE VENDOSEN SA MË SHPEJT NE MINISTRINË E PUNËVE TE BRËNDSHME

Për informacion

I

Deri tani kemi përpunuar në mënyrë paraprake strukturën dhe organikën, dhe del se:

  1. Shkurtimet arrijnë në tërësi 1915 veta në të gjitha organet dhe repartet. Nga këta 850 oficerë, 652 nënoficerë e policë, 118 civilë dhe të tjerët ushtarë.

Shifra 1915 përfaqëson 16 përqind të efektivit, kurse 870 oficerët që shkurtohen, 25.5 përqind mbi limitin organik dhe 24.5 përqind mbi efektivin oficer (kjo shpjegohet se me urdhër të veçantë, mbajmë mbi limitin 100 e ca oficerë, që janë në dizpozicion).

  1. Nga të shkurtuarit prej 1915 veta, mund të konsiderohen të ikur deri më datën 5/2/1966, 555 veta ose 29 përqind e tyre.

Përveç 115 kursantëve që kaluan Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, gjithë të tjerët kanë shkuar në prodhim dhe një pjesë e mirë në koperativat bujqësore (në fshat e ferma)

Vërehet një rezistëncë e fortë sidomos për në fshat. Pengesë e madhe bëhen gratë dhe të afërmit e kuadrove, të cilët bëjnë vazhdimisht presione negative.

  1. Përpunimi përfundimtar i organikave, do të japë besoj shkurtime akoma dhe më. Në aparatin qëndror shkurtimet janë më të forta. Duke përjashtuar disa sektorë që merren direkt me punën operative, në atë që e quajmë aparat, shkurtimet janë më të ndjeshme. Ato arrijnë nga 50 e deri në 80 përqind.

Mbi të gjitha efektivat e Ministrisë (në qëndër) përfshi dhe sektorët që merren me punë operative direkt, deri tani dilet me variantin e shkurtimit 30-32 përqind, por kjo përqindje do të rritet akoma.

II

Çështjet që duhen zgjidhur tani për proçedurë urgjente si në ndërtimin përfundimtar të organikës, ashtu dhe shpërndarjen e kuadrit.

Këto çështje janë diskutuar tek ne dhe dilet me propozim që të hiqen si nga funksionet e Ministrisë së PunËve të Brendëshme ashtu dhe nga organikat e saj.

  1. Gjithë sistemi i ruajtjes së objekteve ekonomike me roje ushtarake (ushtarë dhe policë) përfshi edhe rezervat shtetërore. Në përgjithësi rojet, të jenë civilë dhe të hyjnë në organikat e veta të objekteve. Armatosja dhe instruksioni për shërbim, të bëhet nga organet e Ministrisë së Punëve të Brëndshme. Nëse duhet që ndonjë objekt i tillë të ruhet nga forca ushtarake, kjo do të bëhet me ushtarë dhe jo me policë.
  2. Komitetet e Partisë dhe Komitetet Ekzekutive, të mos ruhen me policë, por nga roje civile, që t’i kenë vetë në organikë. Organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në organizimin e shërbimit për ruajtjen e rendit, patjetër do të kenë në qëndër të vëmëndjes këto komitete.
  3. Shërbimi zjarrëfikës, së bashku me mjetet e njerëzit, të shkëputen nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ai të merret nga Komitetet Ekzekutive dhe nga seksionet komunale dhe në qëndër po nga Ministria e Ekonomisë Komunale.
  4. Gjëndja civile që deri tani ka varësi nga Ministria e Punëve të Brendshme si dhe sistemi i Pashaportizimit (për ato funksione që i mbeten), të shkëputet nga nga sistemi i Ministrisë së Punëve të Brendëshme, duke kaluar të gjitha, ç’u përket Komiteteve Ekzekutive.
  5. Autoinspektoriati, me funksionet e lëshimit dhe të heqjes së patentave, si dhe me ndonjë funksion tjetër që mund t’i ngarkohet, të hiqet nga sistemi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, si një shërbim që nuk i përket. Ministria e Punëve të Brendshme të ushtrojë funksionet e kontrollit mbi rregullat e qarkullimit, dhe asgjë tjetër. Të mos merret as dhe me kontrollin e biletave ose të disiplinës për kontrollin e automjeteve. Autoinspektoriati, në qoftë se nuk mund të mbahet dot direkt nga Kryeministria, t’i kalojë Ministrisë së Komunikacionit.
  6. Shifra shtetërore (prodhimi i saj me të gjithë gamën e rregullave) të hiqet nga sistemi i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ky shërbim duhet të ketë varësi nga Kryeministria, për vetë funksionin e saj të rëndësishëm. Këtij mund t’i ngarkohet edhe sistemi i prodhimit të vulave zyrtare, kontrolli i ruajtjes së sekretit në administratën shtetërore etj., funksione këto që deri më sot janë kryer me pa të drejtë, nga organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.Për efektet e shkëputjes nga Ministria e Punëve të Brendshme  të gjitha këtyre shërbimeve, do të hiqen (me transferim) nga efektivi i saj 1105. Dhe do ta vinin Ministrinë e Punëve të Brendshme, në rolin e saj të drejtë, duke mos e lejuar atë që të kryejë funksione mbi-dikasteriale.
  7. Të aprovohet vartësia e kufirit nga kryetarët e Degëve të Punëve të Brendshme, duke ruajtur strukturat e sotme të batalioneve. Po ashtu, për efekt të punës së Partisë, të varen nga Komitetet e Partive të rretheve ku janë dislokuar. Kjo varësi është e mundëshme dhe e domosdoshme, sepse jo vetëm forcon në tërësi punën, por jep edhe reduktime të ndjeshme në organikat e kufirit e të Degëve të Punëve të Brendshme respektive për disa funksione, likujdon dy komanda sektorësh që sot janë, si dhe lehtëson organikat e Drejtorisë së Kufirit e aparatit politik në qëndër.
  8. Shërbimi i Zbulimit jashtë shtetit, me sa duket ka difekte dhe organizative. Mendoj se duhet identifikuar ky shërbim në një organ të vetëm (si për Ministrinë e Mbrojtjes Popullore ashtu dhe për atë të Ministrisë së Punëve të Brendshme), me varësi nga Këshilli i Mbrojtjes. Ministria e Punëve të Brendshme, mund të kryejë zbulim të afërt nëpërmjet kufirit, si dhe duke shfrytëzuar mundësitë e brendëshme për mbledhje të informatave. Ajo duhet të plotësojë nevojat e këtij organi epror të Zbulimit të Republikës, i cili në tërësinë e qëllimit të tij, duhet të bëjë një punë më të thellë dhe të gjithanëshme. Në qoftë se ky propozim nuk shifet me vënd, atëhere të vendoset mbi studimin që kemi paraqitur për ta shkrirë në strukturën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, shërbimin e Zbulimit që kryhet me anë të kanaleve legale (përfaqësive tona jashtë).
  9. Të vendoset nëse do të krijohet apo jo një organ i vetëm hetimor, si dhe vartësia e tij. Arsyetimet tona për këtë janë të njohura./ Memorie.al

                                                               MINISTRI I PUNEVE TË BRENDSHME

                                                                    GJENERAL-LEITNANT

                                                                         KADRI HAZBIU

Previous Post

Infermierja: Pacientët me koronavirus marrin oksigjen nëpër korridoret

Next Post

Senatorët republikanë do ta sfidojnë fitoren e Bidenit

albnews

albnews

Related Posts

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Albania

DW: Edhe kancelari Merz i interesuar për modelin italian të azilantëve me Shqipërinë

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Albania

Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të kantonit se St. Gallenit, Zvicër

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Albania

A reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve?

18 May, 2025
Next Post
Biden: Demokracia u vu në provë, por qëndroi e fortë

Senatorët republikanë do ta sfidojnë fitoren e Bidenit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Britania e Madhe merr sërish zero pikë nga publiku në Eurovision 2025

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

18 May, 2025
Britania do të thithë karbonin nga deti

Britania do të thithë karbonin nga deti

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4711 shares
    Share 1884 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM