Rusia po vazhdon sulmet drejt fabrikës së çelikut në Azovstal të Maripolit.
Së fundit janë publikuar edhe pamjet e para të luftimeve të ashpra mes forcave ruse dhe atyre ukrainase.
Pamjet tregojnë luftëtarët e Azovit të përfshirë në një kundërsulm në fabrikën e çelikut ku qindra ushtarë dhe civilë janë të rrethuar tash e disa javë, raporton theguardian.
“Beteja e Azovstalit. Pamje historike”, ka shkruar gazetari ukrainas, Illia Ponomarenko teksa ka publikuar një video në llogarinë personale në Twitter.
Theksojmë se tash e sa ditë Rusia po kërkon që luftëtarët ukrainas të dorëzohen, e cila gjë po refuzohet kategorikisht prej tyre. Ndryshe, Ukraina ka kërkuar nga Rusia që të shkëmbejnë ushtarët e plagosur të Azovit me ushtarët e kapur rob rus.