Përleshja me ushtarëve indianë dhe atyre kinezë përgjatë vijës kufitare mes dy vendeve, ka bërë që të humbin jetën të paktën 20 ushtarë indianë. Në anën tjetër numri i viktimave nga radhët e ushtarëve kinezë ende nuk dihet.
Megjithatë të dy vendet pretendojnë se në konflikt nuk është shkrepur asnjë plumb apo granatë. Në vend të kësaj, qindra ushtarë nga të dyja palët kanë përdorur grushtat, shufrat e hekurta si dhe gurët që të qërojnë hesapet, transmeton Telegrafi.
Asnjëra palë nuk mbante armë, bazuar në marrëveshjen afatgjate për të mos ardhur deri te esklaimi i situatës mes dy fuqive bërthamore.