Publikohen pamjet e shkatërrimit të urës nga ushtria ruse

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë tërheqjes nga Khersoni, forcat ruse janë angazhuar në akte sabotimi, duke shkatërruar të paktën 7 ura në lumin Dniepër, në një përpjekje për të ndaluar përparimin e ushtrisë ukrainase.

Në rrjetet sociale është publikuar edhe një video, në të cilën pretendohet se është kapur momenti i shpërthimit të fuqishëm që ka ndodhur në një nga urat në digën hidroelektrike Nova Kakovka. Nga pamjet duket shpërthimi i fuqishëm, i cili për fat të mirë nuk ka shkatërruar digën hidroelektrike, e cila do të ishte shkatërruese për të gjithë rajonin.

Ndërkohë, kompania amerikane Maxar publikoi pamje satelitore të disa urave që janë shkatërruar në rajonin e Khersonit pas largimit të ushtrisë ruse.

Share This Article