Publikohen pamjet! Imazhi i parë i vrimës së zezë në galaktikën tonë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për herë të parë astronomët publikuan imazhin e një vrime të zezë gjigante në qendër të galaktikës sonë e njohur si “Rruga e Qumështit”.

Astronomët besojnë se të gjitha galaktikat, përfshirë tonën, kanë këto vrima të zeza në qendër të tyre, ku drita dhe materia nuk mund të shpëtojnë, çka e bën shumë të vështirë fotografimin e tyre.

Imazhi me ngjyra i publikuar të enjten vjen nga konsorciumi ndërkombëtar që qëndron pas teleskopit Event Horizon, një koleksion prej tetë radioteleskopësh të sinkronizuar në mbarë botën.

Tentativat e mëparshmëve astronomët kishin arritur të lokalizonin vrimën e zezë në qendër të galaktikës sonë, por pa arritur të fokusonin një imazh të qartë.

Vrima e Zezë në Rrugën e Qumështit quhet Sagittarius A(asterisk), pranë yjësive të Shigjetarit dhe Akrepit.

Ajo është 4 milionë herë më e madhe se dielli ynë”, deklaroi Katherine Bouman, astronome, gjatë një konference për shtyp. Vrima e zezë në Rrugën e Qumështit është  rreth 27.000 vjet drite larg.Kostoja e këtij projekti është afërsisht rreth 60 milionë dollarë, 28 milionë prej tyre që u financuan nga Fondacioni Shkencor i SHBA-së.

Share This Article