Publikohen pamjet: Momenti kur afgani shet vajzën e tij 9-vjeçare te një 55-vjeçar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Afganistan ku një 9 vjeçare është shitur nga familja si nuse te një 55 vjeçar.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në fjalën e saj e mitura Parwana Malik ka thënë se familja e saj është detyruar që ta shesë te një 55 vjeçar, që për të është një plak me vetulla të bardha dhe me mjekër të bardhë e të trashë, derisa thotë se shqetësohet se ai do ta rrahë dhe do ta detyrojë të punojë në shtëpinë e tij.

Ndërkohë prindërit e Parwanës thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër.

Për katër vjet, familja e saj ka jetuar në një kamp zhvendosjeje afgane në provincën veriperëndimore Badghis, duke mbijetuar nga ndihma humanitare dhe puna e varfër duke fituar disa dollarë në ditë.

Por jeta është bërë edhe më e vështirë që kur talebanët morën pushtetin në Afganistan më 15 gusht.

Derisa ndihma ndërkombëtare thahet dhe ekonomia e vendit shembet, ata nuk janë në gjendje të përballojnë nevojat bazë sikurse ushqimi.

Babai i Parwanës tashmë e ka shitur edhe motrën e saj 12-vjeçare disa muaj më parë.

Share This Article