ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tre shenja të horoskopit që po tërheqin personin e ëndrrave të tyre këtë sezon  7 hours ago
Katër ngjarje të rënda brenda disa orësh në vend/ Tritol tatimorit në Shkodër, i biri vret babanë në Durrës, vrasje në Tiranë dhe Berat 7 hours ago
Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës 7 hours ago
Kurti liron nga detyra zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari 7 hours ago
SHBA godet trafikantët e drogës në Oqeanin Paqësor, 14 të vrarë në sulmet ndaj katër anijeve 10 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Publikohen pamjet, NATO në ndjekje të avionit misterioz pa pilot

albnews by albnews
6 September, 2022
in Bota
0
Publikohen pamjet, NATO në ndjekje të avionit misterioz pa pilot
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Janë publikuar pamje në rrjetet sociale, sipas të cilave, një avion i NATO-s shoqëron një avion misterioz pa pilot. Ai fluturoi për rreth 2 orë përpara se të rrëzohej të dielën në Detin Baltik.

Avioni pa pilot ishte nisur nga jugu i Spanjës dhe duhet të ndalonte në Këln të Gjermanisë. Por, sipas raportimeve të Autoritetit Ajror Gjerman, avioni nuk u ul kurrë atje, por vazhdoi fluturimin e paprogramuar. Sipas raportimeve, në të ndodheshin piloti, një çift bashkëshortësh dhe vajza e tyre.

RelatedPosts

SHBA godet trafikantët e drogës në Oqeanin Paqësor, 14 të vrarë në sulmet ndaj katër anijeve

“Armëpushimi” tregtar SHBA-Kinë jep rezultatet e para, çmimi i arit bien nën 4 mijë dollarë

Raportonte për kartelet e drogës, gazetari meksikan gjendet i pajetë në mes të autostradës

Misteri bëhet edhe më i madh për faktin se kur avionët luftarakë të NATO-s iu afruan aeroplanit, pilotët nuk panë asnjë person në kabinë. “Avioni po udhëtonte nga Spanja në Këln, por gjatë fluturimit ndryshoi trajektore”, tha Autoriteti Civil Letonez në një deklaratë për mediat. “Kontrollorët ajrorë e patën të pamundur që të komunikonin me ekuipazhin”.

Avioni Cessna 551 ishte i regjistruar në Austri, por pronari ishte në Spanjë. Sipas “Bild”, avioni kishte raportuar fillimisht probleme me presionin në kabinë pas nisjes së fluturimit, por më pas ishin ndërprerë kontaktet, duke u shpallur i humbur pas daljes nga Gadishulli Iberik.

Sipas udhëheqësit të skuadrës suedeze të kërkim shpëtimit, Lars Antonsson, avioni u rrëzua pasi i përfundoi karburanti. Flightradar24, një website që gjurmon fluturimet e të gjithë avionëve në të gjithë botën, publikoi një video satelitore ku tregohet momenti që aeroplani bie në det, pasi kryen një spirale. Antonsson tha për AFP se deri tani nuk janë gjetur trupa njerëzish dhe sipas tij, mundësia që të ketë të mbijetuar është minimale.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tre shenja të horoskopit që po tërheqin personin e ëndrrave të tyre këtë sezon 

Tre shenja të horoskopit që po tërheqin personin e ëndrrave të tyre këtë sezon 

28 October, 2025
Katër ngjarje të rënda brenda disa orësh në vend/ Tritol tatimorit në Shkodër, i biri vret babanë në Durrës, vrasje në Tiranë dhe Berat

Katër ngjarje të rënda brenda disa orësh në vend/ Tritol tatimorit në Shkodër, i biri vret babanë në Durrës, vrasje në Tiranë dhe Berat

28 October, 2025
Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

28 October, 2025
Kurti liron nga detyra zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari

Kurti liron nga detyra zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari

28 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result