Publikohet harta e Serbisë pa Kosovën, reagime në Beograd

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Televizioni serb “Nova S” ka publikuar një hartë të shtetit serb, ku Kosova nuk është pjesë.

Ky veprim ka shkaktuar reagime të shumta në Beograd. Mediat e tjera të shkruara, e kanë cilësuar publikimin e kësaj harte si“skandal”.

Sipas raportimeve, televizioni që ka publikuar hartën është përkrahës i opozitës në Serbi. Për këtë arsye mediat serbe përkrahëse të presidentit, Aleksandër Vuçiç, e kanë sulmuar Dragan Gjilasin, kreun e opozitës serbe duke e cilësuar si një njeri që po shet Kosovën dhe po bën kompromis me armiqtë e vendit.

Ndërkohë, fotografia dhe raportimet në lidhje me këtë hartë të publikuar janë bërë virale në rrjetet sociale.

Share This Article