Një faqe e njohur në X me emrin Fascinating ka publikuar menynë e shërbyer në bordin e Titanikut, gjë që ka ngjallur reagime të shumta.
Fascinating ka ndarë me përdoruesit e rrjeteve sociale fotografi të menysë për pasagjerët e klasit të parë dhe të tretë të Titanikut, përcjell Telegrafi.
Sipas imazheve, menyja e klasit të parë përfshinte ushqime nga më të ndryshmet si mish viçi, patate të skuqura, karkaleca, proshutë, domate e djath, dhe njihej si “RMS Titanic”.
Ndërsa ajo e klasit të tretë përfshinte proshutë, vezë, bukë dhe gjalpë të freskët, çaj, kafe, patate të ziera dhe fruta.“Menyja e klasit të parë të Titanikut kundër asaj të klasit të tretë, 14 prill 1912”, thuhet në mbishkrimin e postimit që shpejt u bë viral.
Ndryshe, Titaniku u fundos në ujërat e ftohta të Atlantikut të Veriut natën e 15 prillit të vitit 1912 pas përplasjes me një ajsberg.Thuhet se fundosja e tij ka dërguar në vdekjen e 1,500 pasagjerëve.