• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, June 8, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
PUBLIKOHET NË “AMAZON” LIBRI I FEHMI AJVAZIT ME TITULL: “NË MBRETËRINË E VDEKJES”

PUBLIKOHET NË “AMAZON” LIBRI I FEHMI AJVAZIT ME TITULL: “NË MBRETËRINË E VDEKJES”

by albnews
25 September, 2024
in Kosova
0
282
VIEWS

Para pak ditës, është publikuar nga edituesi i njohur botërorë “Amazon” në gjuhën angleze libri i gazetarit dhe shkrimtarit Fehmi Ajvazi me titull: “Në mbretërinë e vdekjes”. Në kontekst, në gjuhën shqipe ky libër është botuar në vitin 2012, dhe në gjuhën rumune në vitin 2019.  Përmbajta, pasqyron periudhën dramatike në Kosovë pak para se të fillonin bombardimet e NATO-s, momentet e bombardimeve, terrorin serb pastaj, dëbimin etj.  Struktura dhe korniza e përmbajtjes janë shkruar nga autori në vetën njëjës gjë që, kemi të bëjmë me një libër në formë ditari, në formë kronike me narracione dhe përshkrime emocionale – dramatike ashtu siç, ishte ajo kohë në Kosovë.     

Fehmi Ajvazi, është emër i njohur në gazetarinë dhe krijimtarinë shqipe në Kosovë. Lexuesi, nuk e ‘takon’ për herë të parë këtë autorë me një veprimtari të gjatë qysh prej vitit 1987 në mediat e shkruara, në poezi, në kulturë, publicistik etj. Pas lufte, duke qenë se autori ka studiuar shkenca juridike dhe politologji me administratë, fokus i tij është veprimtaria hulumtuese dhe studiuese. Prandaj, veprimtaria e tij krijuese, pa e harruar kulturën dhe letërsinë ( Ajvazi, ka të botuara tri përmbledhje poetike), pas lufte është përqendruar në sferat historike, dokumentare, shkencore etj. Prandaj, nga domeni i këtillë, z. Ajvazi ka botuar një varg librash mbi njohjet historike, ashtu si edhe mbi fenomenet shoqërore, politike, publicistike, dokumentare, si: “Njohuri politike dhe juridike (përgatitje), “Teknologjia e mureve”, “Komploti”, “Figura e Adem Jasharit”, “Në vijën e Teodosit”, “Tradhtia e shumëfishtë”  etj.

Libri “Në mbretërinë e vdekjes”,  i botuar në shqip me titull “Dita 24” (2012) dhe i përkthyer në gjuhën rumune nga Mariues Dobrescu në vitin 2019 ( përkthyesi ekskluziv i veprave të Ismail Kadaresë), është një nga tekstet e rëndësishme të tij krijuese, dhe mjaft të rralla në modelin e përmbajtjes. Në faqet e këtij libri, përfshihet një ‘kronikë’ e një periudhe dramatike nëpër të cilën kaloi Kosova dhe populli i saj në pranverë të vitit 1999. Në njërën anë terrori shekullorë serb dhe pastaj lufta, në fund intervenimi ndërkombëtar i NATO-s, janë epilogu i disa komponentëve që e përbëjnë gjendjen në Kosovë në këtë kohë.  Dy komponentët e para, terrori shekullorë serb dhe lufta shfaqen secila më tronditëse dhe më goditëse se tjetra! E treta, padyshim që përfundon me një fund të gëzuar për popullin e Kosovës që, ishte vënë në shënjestër nga regjimi serb i Milosheviqit për tu dekompozuar – shfarosur!            

Në rrethanat e vështira të gjendjes në Kosovë, z. Ajvazi punonte gazetar në Prishtinë. Si gazetar – student në Universitetin e Prishtinës në revistën studentore “Bota e Re”, ai ndoqi me kujdes zhvillimet dramatike por, padyshim historike studentore. Në kontekst, në vitin 1996, z. Ajvazi e botoi librin dokumentarë “Kujtime mbi ngjarjet në Universitet”.  Duke qenë prej vitesh rrugëve, fshatrave dhe qyteteve të Kosovës në këtë detyrë fisnike sic është gazetaria, meqë situata kishte filluar të përkeqësohej qysh në nëntor të vitit 1988, z. Ajvazi ishte nga gazetarët e rrallë që e kishte kuptuar me kohë se nuk mjaftonte  vetëm detyra e gazetarit për ta propaganduar dhe postuar të vërtetën në opinion (brenda dhe jashtë vendit), porse duhej menduar (pavarësisht rrethanave) edhe për ‘kujtesën’ e brezave, ashtu si edhe për rrjedhën historike – dokumentare të proceseve.

Kur filloi lufta në Kosovë, në rrethana të jashtëzakonshme, ai gjykoi me ndërgjegje e sakrificë ta kishte në mendje (nëse do të shpëtonte), pasqyrimin e ardhshëm nëpër tym e zjarr të rrethanave nëpër të cilat po kalonte Kosova, dhe populli shqiptarë. Në kontekst,  brenda një situate pa shtegdalje ku dominonte pasiguria totale, dhuna terroriste serbe, pastaj lufta etj., ai gjykonte përtej realitetit:

“Po mbaj shënime. Aso shënime të copëzuar për ngjarjet e ndryshme që po zhvillohen rreth e rrotull nesh, se nuk i dihet! Janë më shumë copëza fjalish të stisura me disa ngjarje dhe të dhëna. Janë më shumë copëza paragrafësh dhe skicash, e të ndrydhura me ca fakte që s’kanë shpjegim. Po përpiqem të mbaj shënime, të grumbulloj gazeta, të mbaj mend lajme e ngjarje të ndryshme që po e përshkojnë fatin tonë, jetën, udhën tonë kolektive. Gjërat që nuk shënohen-harrohen.”  ( Versioni shqip. Nënkapitulli: “Shenja në kohë”, fq. 11. )  

Autori, në vitin e fundit 1999 të shekullit të kaluar, e përkufizon rolin e tij të personazhit vrojtues, të gazetarit dhe të kronikanit në rrethanat kur askush nuk e dinte se çfarë është fati i tij brenda një dite, brenda një jave, e lëre më gjatë…!   Ky vit, qysh me fillimin e tij solli në Kosovë terror të jashtëzakonshëm, vrasje, me një fjalë kaos! Luftimet mes forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, përkundër përpjekjeve ndërkombëtare për armëpushim nuk u ndalën,  përkundrazi u intensifikuan! Pas ngjarjes së Raçakut (15 janar, 1999), presioni politik ndërkombëtar ndaj Beogradit u shtua krahas kërcënimeve për ndërhyrje ushtarake nga aleanca  NATO. Si rezultat i kësaj gjendje, u organizua Konferenca e Rambujesë për Kosovën prej: 6-23 shkurt. Por, asgjë nuk funksionoi. Rezultati i kësaj konference shpejt u bë i njohur: delegacioni serb jo vetëm i sabotoi bisedimet por, qysh në fillim, u tall me nevojën e bisedimeve, me rëndësinë dhe thelbin e bisedimeve, me mënyrën dhe formën e mbajtjes së tyre etj. Dhe delegacioni serb ashtu siç u erdhi në Rambuje, ashtu edhe u kthye në Beograd: bosh! Delegacioni i shqiptarëve, e nënshkroi marrëveshjen e Rambujesë. Me këtë akt, praktikisht u përmbyllën të gjitha rrugët e mundshme që të gjendej ndonjë zgjidhje politike paqësore për Kosovën në tryezën e bisedimeve.

Në javën e tretë të marsit, gjërat u ashpërsuan shumë dhe situata, ishte e paparashikueshme: askush nuk e dinte e çfarë do të ndodhte në Kosovë, derisa kërcënimet ndërkombëtare shtoheshin gjithnjë e më shumë. Bashkësia ndërkombëtare, bëri çdo gjë që ishte e mundur që t’i shmagej intervenimit por ndërkohë, forcat serbe e intensifikonin terrorin. Lidhur me gjithë atë që ishte duke ndodhur dhe që pritej të ndodhte në Kosovë, presidenti i asokohshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klintoni vlerësonte midis të tjerave: “Ne, kemi të bëjmë me forcat e integrimit dhe ç’integrimit, me forcat e globalizmit dhe të tribalizmit…!”

Në mbrëmjen e 22 marsit, në kafenenë  “Koha” në lagjen e Pejtonit në Prishtinë u hedhë një masë eksplozivi. Aty u vra Arianit Kelmendi, kurse u plagosën rëndë:  Jasim Jahaj dhe Agim Balaj. Në kafenenë  “Magjik” (në lagjen “Kurrizi”), po kësaj mbrëmje nga rafalë automatikësh u plagos për vdekje Leonora Lutolli, ndërsa në lagjen “Bregu i Diellit”, u gjet i vdekur Kushtrim Gashi. Hija e luftës, praktikisht  mbërriti edhe në Prishtinë. Ditën tjetër, më 23 mars forcat paramilitare dhe militare serbe vranë dhe u masakruan mbi 125 veta në fshatin Izbicë të Skenderajt (Drenicë), 5 persona u vranë në Suharekë dhe 1 person u vra në Obiliq. Një dit ëmë vonë, më 24 mars, pasoi vala e parë e bombardimeve. Ja si e përshkruan autori, këtë mbrëmje të shumëpritur: 

“Sipas një skeme programore që ishte e trashëguar nga koha e ish-Jugosllavisë, pothuajse të gjitha televizionet (në Zagreb, Beograd, Podgoricë, Prishtinë etj.), editonin lajmet qendrore të mbrëmjes në të njëjtën kohë: fiks në orën 19:30 minuta. Më duket që ishte ora 7 e 37 minuta, spikerja e RTCG ( Podgoricë), ndaloi në mes të editimit dhe e paraqiti lajmin ekskluziv-botëror. Ndër të tjera, ajo tha: “… nga baza e Avianos në Itali, janë ngritur aeroplanët bombardues të NATO-s dhe, janë duke fluturuar në drejtim të Jugosllavisë dhe Kosovës”.

Të gjitha të tjerat dihen. Por, nuk dihet se çfarë dhe si ndodhi, me një fjalë si u pasqyrua pastaj gjendja në terren në kuptimin e evidentimit substancial, autentik, pasqyrues në detajet individuale që e përbëjnë pastaj, kornizën e përgjithshme të historisë.

“Rreth orë 20:00, u dëgjuan shpërthimet e para. Në Prishtinë. Rrethinës…! Shpërthimet erdhën tmerrësisht të forta. Të forta dhe aso shpërthime që ne, s’i kishim dëgjuar kurrë më parë. Nuk ishin bubullima. Shtypja e madhe goditëse, jehu i tyre përcjellë me një diametër të madh drite, e lëkundi gjithë kryeqytetin. Toka u dridh s’i nga tërmeti. Qielli u zbardh. Shënjestrat e para të goditjeve, ishin objektet me rëndësi të veçantë policore dhe ushtarake. U goditën depot e armëve në Hajvali (atje është edhe poligoni i stërvitjeve të Njësive Speciale të Policisë dhe Qendra Speciale për rrethana lufte e televizionit (RTP-së). Pastaj u goditën depot e armatimit në Gërmi, kazerma ushtarake kryesore e armatës serbe në Prishtinës “Marshal Tito” që ndodhet në perëndim të krye-qytetit, Aeroporti etj.”, rrëfen në librin e tij, z. Ajvazi duke qenë i ndodhur në këtë ditë në lagjen Bregu i diellit të Prishtinës.

Është nata e parë e asaj që, tashmë kishte filluar. Z. Ajvazi, në faqen 58 të librit apo në ditarin e tij që e quan “copëza të përgjakura”, në nënkapitullin “Mesazhe nga errësira”, kujton:

“Ora, është 4:55 minuta e një dite të 25 marsit, 1999. E kam marrë një laps me ngjyrë të kaltër dhe një fletore të vjetër, të shohë nëse mund të vazhdojë t’i shkruaj pakëz rreshta fjalësh të këtyre orëve që s’kanë shpjegim. Padyshim, nën dritën e mekur të qiririt.  Rrymë nuk ka. Por edhe po të ketë, kush do ta ndezë dritën sonte? Mezi e lëvizi dorën nën dritën e mekur të qiririt, ndërsa që dua t’i hedhë në letër përjetimet e mia, absolutisht të panjohura, të pashpjegueshme. Ndihem si në koma, ose si i ringjallur nga një vdekje. Koka më bubullon, veshët më ushtojnë. Filloi…! Po, bombardimet më në fund filluan. Sikur t’i kishit parë e dëgjuar? Hata. U gëzova pa masë. Por edhe jam shqetësuar. Eh, e kam të vështirë, e kam shumë të vështirë që t’u shmangem mendimeve të trishtueshme që më vijnë dhe ma mbështjellin kokën deng. Askush s’e di se çdo të ndodh tash e tutje, as si do të jetë fati ynë individual dhe kolektiv. Askush s’e di se kur do të përfundojnë bombardimet, megjithëse fundi i tyre do të varet nga fakti se, sa do të mund t’i sfidojë Beogradi ato. Bombardime e qetësi, qetësi varri e bombardime përjetojmë orë e çast. Orët, sidomos, janë  kthyer në “orë vitesh”. Si me ecjen e një dinozauri, përngjan ecja e kohës. Por, megjithatë, “Dita 24” po largohet zvarrë-zvarrë si gjarpër gurinash, duke na lënë në vorbull: të gëzuar, në njërën anë, që po goditet Beogradi, dhe të shqetësuar, në anën tjetër, me hapat e panjohur që do t’i ndërmarrë kundër nesh Beogradi, qysh tani. I kemi mbyllur dritaret e banesës, që të mos duket asgjë prej së jashtmi. Kudo mbretëron një qetësi varri. Kryeqyteti, i tëri është mbërthyer në heshtje të pashembullt. Qe nja dy orë, sulmet kanë pushuar. Ato kanë qenë, siç kam mundur t’i kuptoj, të stuhishme, sa s’ka.  Por, ne s’e dimë se çfarë ka ndodhur jashtë mureve të banesave dhe shtëpive tona. Cilat janë pasojat e këtyre bombardimeve të para? E vetmja, nata, është dëshmitare e këtyre goditjeve…”. (Versioni në anglisht: fq. 44.) 

Përjetimet, frika dhe shqetësimi, përshkrimet, gjendja si në një botë tjetër ngase shqiptarët janë në tokë dhe aeroplanët e NATO-së qiellit, të parët (shqiptarët) janë gjithandej, nën mëshirën e mbi 120, 000 forcave të mobilizuara serbe dhe civilëve të armatosur. Në nënkapitullin “Letër të gjallëve dhe të vdekurve” (Kapitulli V: “Fletëza të përgjakura ditari”), z. Ajvazi më së miri hetohet ajo gjendje, makthi i saj, ombrella e mbretërisë së vdekjes: “Mirëmëngjesi të gjithëve, të gjallët dhe të vdekurit e mi! Mbase e dini se çka ka ndodhur në Kosovë kësaj nate që po ikën!? S’kam ç’t’ju them, s’di, në këto momente jam pa fjalë. Veç  ju  dëshmojë që bombardimet filluan mbrëmë…”.     

Duke u kthyer në kohë, në këtë raport analitikë mbi këtë libër, është e pamundur të vazhdojmë më tej me shtjellimin e kapitujve dhe të nënkapitujve sepse, secili kapitull (libri ka gjithsej, nëntë kapituj) dhe nënkapitull është më emocional, më i detajuar dhe më dramatikë se tjetri. Janë të këtillë, nënkapitujt si në vijim: Izolimi, Motive nga ferri, Zoti i luftës, Një telefonatë nga larg, Pasqyrë e lajmeve të pakonfirmuara, Shënime nga errësira, Mungesa e qirinjve, Mungesa e ushqimeve etj.

Biografia e autorit:

Fehmi Ajvazi, lindi më 23 shtator të vitit 1962, në Gjilan. (Kosovo ) Shkollën fillore  e mbaroi në Zhegër, kurse të mesmen (drejtimi i Kulturologjisë), në Gjilan. Ka absolvuar në Fakultetin Juridik, ndërsa ka mbaruar Shkencat Politike në Universitetin e Prishtinës. Gjithashtu, ka mbaruar ligjëratat për Magjistraturë në drejtimin Administrativ-Politik në Universitetin “Dardania” të Prishtinës. Fehmi Ajvazi, që herët ka filluar të merret me krijimtari artistike-letrare. Në vitin 1988, e fillon punën në cilësinë e gazetarit të rregullt në gazetën universitare “Bota e re”, deri në vitin 1991. Gjatë vitit 1995-99, punoi në gazetën e përditshme “Bota Sot”, me qendër në Cyrih të Zvicër. Ka punuar në cilësinë e gazetarit edhe në gazetat e përditshme “Epoka e Re”, “Rilindja”, dhe “24 Orë”. Gjithashtu, ka punuar si gazetar edhe në Agjencinë e Lajmeve “Kosovapress”, në Odën Ekonomike të Kosovës. Pastaj, ka qenë redaktor dhe kryeredaktor në revistat kulturo-letrare-publicistike: “Identiteti”, “Focus”, dhe “Kalendari Letrar”.

Gjatë kohës si gazetar dhe redaktorë, ka botuar me qindra e qindra lajme, raporte, intervista, analiza, komente, reportazhe etj.

Ka qenë Sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2008/09).

Shkruan dhe boton në mediet e ndryshme në Prishtinë, Shkup, e Tiranë.

Botime librash:  

  1. Porta e Hapur (poezi-1995),
  2. Vite të stuhishme (kujtime mbi ngjarjet në Universitet (dokumentar-1996),
  3. Portreti i Luftëtarit të lirisë (dokumentar-2000),
  4. Programet e Partive Politike Shqiptare (2000),
  5. Programet e Partive Politike Shqiptare (ribotim-2001),
  6. Njohuri politike (përgatitje-2003),
  7. Njohuri politike dhe juridike (përgatitje-2005),
  8. Spiritus ( poezi-2007),
  9. Teknologjia e mureve (komente dhe analiza-2008),
  10. Komploti ( kronikë, analizë-2011),
  11. Fakti Shkencor (revistë shkencore: nr. 1/2015,
  12. Fakti Shkencor (revistë shkencore: nr. 2/2015),
  13. Drejt Parisit (“Euro 2016”, kronikë dhe analizë – 2016).
  14. Figura e Adem Jasharit ( Studim – 2018) 
  15. Struktura e shpirtit ( poezi: 2019)
  16. Në vijën e Teodosit ( komente, analiza, hulumtime, studime: 2022)
  17. Tradhtia e shumëfishtë ( Historiografi: 2023)
Previous Post

Princi Harry ka vendosur të dalë pa Meghan pas kritikave, i vetëm po fiton respektin e mediave britanike

Next Post

Operacioni ndërkombëtar anti-drogë, SPAK jep detaje: Në Shqipëri u arrestuan 2 persona

albnews

albnews

Related Posts

Këto do të jenë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës
Kosova

Këto do të jenë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës

8 June, 2025
Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’, reagon OVL: Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, na dhemb zemra oj nanë Shqipni
Albania

Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’, reagon OVL: Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, na dhemb zemra oj nanë Shqipni

8 June, 2025
Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja
Albania

Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

8 June, 2025
Next Post
Operacioni ndërkombëtar anti-drogë, SPAK jep detaje: Në Shqipëri u arrestuan 2 persona

Operacioni ndërkombëtar anti-drogë, SPAK jep detaje: Në Shqipëri u arrestuan 2 persona

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

8 June, 2025
Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

7 June, 2025
Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4838 shares
    Share 1935 Tweet 1210
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM