ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e gazetave në UK 15 minutes ago
Shtëpia ‘që mund të kishte shkaktuar Luftën e Tretë Botërore’ 18 minutes ago
Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n 8 hours ago
Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor 9 hours ago
SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Publikohet për herë të parë kartëvizita e Ismail Qemalit

albnews by albnews
4 April, 2024
in Albania, Kulture
0
Publikohet për herë të parë kartëvizita e Ismail Qemalit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Evarist Beqiri

Kjo kartëvizitë e Ismail Qemalit shfaqet për herë të parë për publikun. Ajo ruhet në arkivin e familjes “Vlora”. Prandaj, shfrytëzoj rastin për të falënderuar z. Darling Vlora, stërnipin e Ismail Qemalit, për vendosjen e saj në dispozicion. Ajo i përket periudhës 1908-1912, kur Ismail Qemali shërbeu si deputet i Vlorës në parlamentin otoman. Në kartëvizitë shkruhet qartë, shkurt dhe thjesht: Ismail Qemal Bej, deputet i Vlorës…

RelatedPosts

Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Vlorës, reagon Dredha: Një vendim me përgjegjësi

VanHorn: Shqipëria një aset jetik për NATO-n. SHBA mbështet bazën detare në Porto Romano

Polici kërcënoi forcat Shqiponja në postbllok në Shkodër: Do t’ju hapim barkun me plumba

Me triumfin e Revolucionit Xhonturk u rivendos Kushtetuta, u rikthye parlamenti dhe pluralizmi politik në jetën politike otomane. Në zgjedhjet parlamentare të nëntorit të vitit 1908, Ismail Qemali u zgjodh deputet i Vlorës. Ishte nëntori i vitit 1908, kur Ismail Qemali arriti në Stamboll si deputet i Vlorës dhe i Beratit, por faktikisht ai ishte përfaqësues i të gjithë Shqipërisë. Turqit e Rinj kishin fituar pushtet dhe ndikim të madh. Ata bënë çmos për ta penguar ardhjen e Ismail Qemalit e për të mos pasur ndonjë pritje me karakter zyrtar ndaj tij. Megjithatë, pritja nga ana e kolonisë shqiptare dhe miqve të tij ishte e shkëlqyer. Një varg i gjatë njerëzish e pritën dhe e shoqëruan Ismail Qemalin nën tingujt e bandës muzikore deri te Klubi i Shqiptarëve, ku u mbajtën disa fjalime patriotike.

Të nesërmen Kryeministri (Veziri i Madh), Qamil Pasha, i kërkoi takim Ismail Qemalit. Qamil Pasha i propozoi Ismail Qemalit që të bënte pjesë në qeverinë e tij, dhe të merrte postin e ministrit të Punëve të Jashtme. Ismail Qemali e pranoi në parim postin, por kishte dëshirën që para se të bëhej një ndryshim i tillë dhe për të përforcuar pozitën e Vezirit të Madh, të bëhej një votim në parlament për politikën që ai donte të ndiqte…

Kur parlamenti turk u mblodh më 17 dhjetor 1908, ai kishte 26 deputetë që vinin nga katër vilajetet shqiptare dhe që përbënin grupimin e tretë më të madh etnik në parlamentin osman. Pas fitores së Revolucionit Xhonturk, lufta politike për të drejtat kombëtare të popullit shqiptar do të mbartej edhe në parlamentin osman. Dy rrymat kryesore që ishin shfaqur te Turqit e Rinj në azil, nacionalistët turq dhe liberalët osmanë, po rishfaqeshin tani edhe në Parlamentin Osman. Nga njëra anë ishin liberalët, që favorizonin njëfarë decentralizimi dhe të drejta autonomie për minoritet kombëtare dhe fetare, nga ana tjetër, ishin nacionalistët, që kërkonin ta forconin më tepër autoritetin qendror dhe sundimin e turqve. Shumica e deputetëve shqiptarë i përkisnin grupit të parë. Me ata u bashkuan edhe disa deputetë të tjerë, kryesisht të krishterë. Në këtë mënyrë ata formuan Partinë Liberale (Ahrar), nën lidershipin e Ismail Qemal Vlorës, e cila i përkiste opozitës parlamentare.

Ai ishte lideri i opozitës liberale multietnike në parlamentin osman. Ai do të vijonte deri në vitin 1912, betejën e tij parlamentare për reforma administrative decentralizuese, me qëllim njohjen e autonomisë rajonale dhe të drejtave etnike për popujt e ndryshëm në perandori. Ismail Qemali e shpalosi shkëlqyeshëm platformën partiake në një intervistë për gazetën londineze “Pall Mall”, në janar 1909. Ai deklaroi se, shpëtimi i vetëm për Turqinë, është garantimi i lirive të plota. Turqit, grekët, sllavët, armenët, shqiptarët, arabët dhe të gjithë popujt e tjerë të Perandorisë duhet të qëndrojnë të barabartë. Pretendimi se turqit duhet të zënë vendin e parë është një “broçkull”. Ismail Qemali kërkonte që Turqit e Rinj të dilnin hapur dhe të hiqnin dorë nga sekretet, maskat dhe takimet në mes të natës. Ismail Qemali kërkonte që ushtria, marina dhe administrata civile të ishin të hapur për të gjitha kombësitë dhe të gjitha besimet, dhe ata që ishin më të aftët duhet të zinin vendet më të mira. Gjatë ditëve të para të  mbledhjes së parlamentit, si doyen-i i politikanëve osmanë, Ismail Qemali kreu detyrën e kryetarit të parlamentit.

Patrioti Jani Vruho e përshkruan kështu aktivitetin e Ismail Qemalit në parlamentin osman: “Koha po na tregon zotrinë e tij, zotin Ismail Qemal Vlorën nga më të mirët e të gjithë deputetëve shqiptarë! Populli Shqiptar ka borç i tërë anë e mbanë t’i jap votën e tij këtij burri, i cili u rrëfye kaq trim e guxonjës, duke i mburrur të drejtat e tërë Shqipërisë”.

Qëndresa e Ismail Qemalit ndaj xhonturqve, të cilët arritën deri tek sulmi fizik ndaj tij në parlamentin osman, u lartësua edhe nga shtypi ndërkombëtar. Shtypi përdori ndaj Ismail Qemalit epitete si, “shqiptari zemërluan”, “trimi dhe i larti burrë shqiptarë”. Gazeta londineze Daily Telegraf, do të shkruante se në parlament: “Zëri i Ismail Qemal Beut ka rëndësinë e 100 zërave”. Ndërsa gazeta “Albania”, theksonte se, Ismail Qemali tregoi kurajë morale dhe e nderoi emrin e shqiptarit kudo në botë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

TITUJT KRYESORE TE GAZETAVE NE UK: ‘Zemërim i Katarit’ dhe ‘Trump dënon sulmin ajror izraelit’

Titujt e gazetave në UK

11 September, 2025
Shtëpia ‘që mund të kishte shkaktuar Luftën e Tretë Botërore’

Shtëpia ‘që mund të kishte shkaktuar Luftën e Tretë Botërore’

11 September, 2025
Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n

Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n

10 September, 2025
Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor

Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result