Publikohet raporti për luftën Rusi-Ukrainë, rriten me 26% viktimat gjatë vitit 2025

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Viktimat civile në Ukrainë nga bombardimet ruse janë rritur me 26% gjatë vitit 2025.

Shifrat janë publikuar nga Organizata për Veprimin kundër Dhunës së Armatosur, (Action on Armed Violence (AOAV)), e cila monitoron konfliktet në nivel global.

Sipas raportit, 2,248 civilë janë vrarë dhe 12,493 janë plagosur gjatë vitit të kaluar. Mesatarisht, 4.8 civilë janë vrarë ose plagosur në çdo sulm, 33% më shumë krahasuar me vitin 2024.

Sulmi më i rëndë u regjistrua më 24 qershor në qytetin e Dnipros. Raketat ruse goditën një tren pasagjerësh, apartamente dhe shkolla. Si pasojë, humbën jetën 21 persona dhe u plagosën 314 të tjerë, mes tyre 38 fëmijë.

Sipas raportit, sulmet me raketa dhe dronë kanë ndodhur pothuajse çdo natë gjatë vitit 2025 dhe kanë vijuar edhe në 2026-ën, duke lënë miliona qytetarë pa energji elektrike, ngrohje dhe ujë. Më 9 shtator u regjistrua një nga sulmet më të mëdha ajrore, me 805 dronë dhe 13 raketa të lëshuara drejt Ukrainës.

“Kur pandëshkueshmëria normalizohet, krimet e luftës pushojnë së qeni përjashtime dhe kthehen në metodë lufte”, u shpreh Overton.

Share This Article