Publikohet tema e diplomës së heroit Agim Ramadani, që e bëri në Akademinë Ushtarake në Zagreb

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkëshortja e heroit Agim Ramadani, Shukrije Ramadani, ka publikuar punimin e temës së diplomës së bashkëshortit të saj që e kishte bërë në Akademinë Ushtarake të Zagrebit.

Zonja Ramadani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se tema e realizuar nga heroi Agim Ramadani në fushën e komunikacionit mund të jetë e dobishme për ushtrinë tonë FSK-në.

Postimi i plotë i Shukrije Ramadanit:

 “Të nderuar miq të portës sime digjitale. Meqë shumë nga ju keni njohur Agimin, por nuk keni pasur rastin të njihni bukurshkrimin, përkushtimin dhe njohuritë e thella që posedonte në fushën që përcaktohej për ta studiuar, po ndaj me ju sot punën e madhe që ka bërë në temën për diplomim në drejtimin si ushtarak karriere në fushën e komunikacionit, në kazermën “Ivan Goshnjak” në Zagreb, duke qenë e bindur se edhe sot kjo temë është tejet e rëndësishme për ushtrinë tonë (FSK) e cila duhet të formësohet sa më profesionalisht që është e mundur. Më vjen keq, që ende nuk kemi arritur ta përkthejmë këtë punim diplome që me kaq dashuri, përkushtim, profesionalizëm e durim u shkrua me dorën e Agimit! Ka mbi 70 faqe, këtu po i paraqes pak nga ato!”, (sic.) ka shkruar ajo.

https://www.facebook.com/familjae.ramadanit/posts/6194724903927095
Share This Article