Puka mahnit me bukurinë e saj (Foto)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bardhësia e dëborës, që ka pushtuar ditët e fundit qytetin alpin të Pukës, ofron një peizazh mahnitës.

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me pamje nga ky qytet verior i Shqipërisë, që është kthyer vitet e fundit në një atraksion turistik në çdo stinë.“Mirëmëngjes dhe me Pukën e veshur në të bardha, ju uroj një fundjavë të qetë”, shprehet Rama.E mbuluar nga dëbora në Pukë kombinohen mjaft bukur liqeni dhe malet e mbuluar nga bora.

Liqeni i qytetit është sistemuar me vende pushimi mes bredhave të lartë, prej nga mund të ngjitesh në Kodrën e Hanit për të eksploruar pistën natyrore të skive apo livadhet dhe kodrat që nuk ndodhen larg qytetit.

Puka, në veri të Shqipërisë, 145 km nga Tirana, mbetet e preferuara e  adhuruesve të malit, ajrit të pastër, qetësisë dhe frymëzimit nga natyra. Kjo qytezë alpine mbart në vete të gjitha opsionet turistike, për të mirëpritur pranë saj vizitorë vendas dhe të huaj./ATSH/

Share This Article