Punëtorët e huaj/ Ramës i arratisen bangladeshasit natën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditët e ftohta të dimrit po ikin, teksa dhe pak na ka ngelur të ‘përqafojmë’ ditët e nxehta. Bashkë me rritjen e temperaturave, vjen edhe sezoni turistik. E ndonëse vera po afron, qytetet bregdetare, konkretisht Vlora pritet të përballet me vështirësi në këtë sektor, sa i përket punonjësve.

Euronews Albania bën me dije se në Vlorë jo vetëm që ka mungesa në plotësimin me personel vendas, por edhe punësimi i punëtorëve të huaj është tejet i vështirë. Këta të fundit, që të punojnë në bizneset shqiptare jo vetëm që kanë një sërë procedurash për të ardhur, por marrja e tyre ka edhe kosto të lartë.

Së fundmi bëhet e ditur se edhe bangladeshasit, janë larguar natën pasi e kanë parë Shqipërinë si një vend transit.

“Është një situatë e përsëritur mungesa e burimeve njerëzore në prag të sezonit turistik. Sytë janë kthyer nga rekrutimi i punonjësve jashtë vendit, përmes kompanive të rekrutimit, edhe pse procedurat zgjasin dhe kanë kosto. Ka pasur kërkesa për punëtorë nga Bangladeshi të cilët shpesh nuk janë ambientuar me punën. Një biznes në Llogara është shprehur se 3 nga punëtorët nga Bangladeshi i kishin ikur natën pa lajmëruar pronarin. Sipas tij, ata e kanë shfrytëzuar ardhjen në Shqipëri për të shkuar në vendet e Europës”, thuhet për mediat.

Share This Article