Punëtori i “fast food”-it zgjohet nga koma si … artist

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një burrë pretendon se ka dalë nga koma me aftësi artistike që më parë nuk i kishte pasur.

38-vjeçari amerikan Moe Hunter kaloi një muaj në koma për shkak të problemeve me zemrën, pas diagnostikimit me meningjit bakterial në tru.

Pas operacionit, ai u zgjua pa kujtesë, por me një talent që nuk e kishte zotëruar më parë. Ish-punëtori i një “fast food”-i zbuloi se mund të vizatonte dhe pikturonte si një artist i vërtetë.

Talentin e tij të ri e përdori për të nisur një karrierë si marangoz dhe nisi të ndërtonte imitime të personazheve të ndryshëm. Veprat e tij ai i ka shitur dhe i ka ekspozuar edhe në evente të Comic Con kudo në SHBA.

“Më parë nuk kam pasur fare dorë për pikturë. Më pëlqenin sported dhe lojrat me kompjuter. Familja ime ende nuk e beson atë që më ka ndodhur. Neurologët nuk e shpjegojnë dot, thjesht më kanë thënë që ta shijoj talentin e ri që kam fituar. Kisha dëgjuar edhe më parë histori të njerëzve që zgjohen nga koma me talente të reja ose duke folur gjuhë të huaj”, thotë Hunter.

Share This Article