Punëtori i portit u hodh në det gjatë shpërthimit në Bejrut, gjendet i gjallë pas 30 orësh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një burrë i ri në moshë është gjendur i gjallë pas 30 orësh, pasi u hodh në det në momentin kur ndodhi shpërthimi shkatërrues në Bejrut.

Punëtori i Portit të Bejrutit, Amin al-Zahed, fotografia e të cilit ishte postuar në një faqe Instagram kushtuar gjetjes së banorëve të zhdukur, u gjet në detin Mediterannean, 30 orë pas shpërthimit , raporton Dailymail.

Një imazh i postuar në mediat sociale, tregon një anëtar të një ekipi shpëtimi në kuvertën e një anijeje, që mban një burrë të mbuluar me gjak, i cili thuhet se është al-Zahed.

Sipas një raporti nga Al-Arabiya, punonjësi i portit u transportua me urgjencë në Spitalin Universitar Rafic Hariri në Beirut, pas shpëtimit të tij.

Megjithatë, familja e al-Zahed foli sot në TV liban, duke thënë se ata kishin kontrolluar spitalin, por nuk kanë qenë në gjendje ta gjejnë atë.

Gjendja e Al-Zahedit aktualisht nuk dihet, si nuk dihet edhe se si ai arriti të mbijetojë nga veprimi i tij.

Share This Article