Punimet e 70 mjeshtërve do të ekspozohen në edicionin e tretë të Bienales së Akuarelit në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Masat lehtësuese ndaj Covid-19 i kanë hapur rrugë organizimit të edicionit të tretë të Bienales së Akuarelit në Tiranë.

Punimet e mbi shtatëdhjetë mjeshtërve të akuarelit do të ekspozohen në sallat e Muzeut Historik Kombëtar.

Për shkak të mbylljes së kufijve dhe kujdesit të shtuar shkaku i pandemisë, këtë herë shumë nga artistët pjesëmarrës nuk do të jenë të pranishëm fizikisht. Pikturat tashmë kanë arritur, ndërsa vetë artistët do të komunikojnë me vizitorët nëpërmjet rrjeteve sociale, raporton KOHA.

Kuratori i Festivalit ndërkombëtar të akuarelit, Helidon Haliti, tregon se gjatë këtij edicioni do të mbahen dy ekspozita, njëra me piktura me ngjyra uji dhe tjetra do të jetë vetëm me vizatime të artistëve të njohur shqiptarë.

Kjo ngjarje, sipas Halitit, ka vite që po e sjell botën magjike të akuarelit në Shqipëri si një aktivitet që është shndërruar në atraksion të artistëve.

Bienalja e Akuarelit në Tiranë do të mbahet nga gjashtëmbëdhjetë deri më njëzet e pesë qershor.

Share This Article