Punonjësit e Bankers Petroleum protestojnë para zyrave të kompanisë në Marinzë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dhjetëra punonjës të kompanisë Bankers Petroleum janë ngritur mesditën e sotme në një protestë të organizuar nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur.

Me pankarta në duar ata janë mbledhur para zyrave të kompanisë në Marinzë.

Në fjalën e tij Kryetari i Sindikatës Dritan Shahu i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë shoqërisë Bankers dhe drejtuesit të saj Hong Ping, që të ndalojnë së injoruari zërin e punonjësve duke u ndalur në disa kërkesa kryesore si: ndalimin e intimidimit dhe presionit psikologjik ndaj punonjësve, ndalimin e diskriminimit dhe pabarazisë në trajtim dhe përfitime, ndalimin e nepotizmit dhe emërimeve klienteliste, aplikimin  e statusit  të  naftëtarit, të dietës ushqimore etj.

“Ne nuk kërkojmë lëmoshë por drejtësi sociale, pasi në kaq vite jemi grabitur“- ka thënë në fjalën e tij sekretari i Sindikatës të sektorit hidrokarbur, dega Fier, Dritan Rrapushi.

“Punojmë prej vitesh në këtë kompani dhe vetëm nëpërkëmbemi“- u shprehën punëtorët.

Organizatorët kanë pohuar gjithashtu se nëse zëri i punonjësve nuk do të dëgjohet atëherë protesta e sotme do të jetë vetëm fillimi i një rruge të re drejt protestave që do të përshkallëzohen.

Share This Article