• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, June 8, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Aktiviteti i lartë sizmik në Santorini/ Banorë e turistë nxitojnë të largohen nga ishulli: Jemi të tmerruar! Shkollat mbyllen për një javë

Punonjësit e USAID-it udhëzohen të mos hyjnë në godinë, rreth 600 prej tyre u është ndaluar qasja tek sistemet kompjuterike të agjencisë

by albnews
3 February, 2025
in Bota
0
6
VIEWS

Punonjësit e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) u udhëzuan të mos futen të hënën në selinë qendrore të agjencisë në Uashington. Udhëzimi iu dërgua punonjësve pasi miliarderi Elon Musk njoftoi se Presidenti Donald Tump ka rënë dakort me të për ta mbyllur USAID-in. Zyrtarë të USAID-it thanë se deri në mëngjesin e së hënës, rreth 600 punonjësve u ishte ndaluar qasja tek sistemet kompjuterike të agjencisë. Punonjësit që vazhdojnë të kenë qasje në sistem, morën mesazhe në postën elektronike ku u thuhet se “me udhëzim të drejtuesve të agjencisë” godina “do të jetë e mbyllur për personelin të hënën, më 3 shkurt”.

Zhvillimet vijnë pasi zoti Musk, i cili drejton, me miratimin e presidentit, një proces të jashtëzakonshëm rishikimi të qeverisë federale, tha herët të hënën se ai ka biseduar me Presidentin Trump për agjencinë që ka menaxhuar prej gjashtë dekadash programet amerikane të ndihmës dhe zhvillimit në vende të tjera dhe se “ai ra dakord se duhet ta mbyllim”. “U bë e qartë se nuk është një mollë me një krimb brenda”, tha zoti Musk në një sesion të drejtpërdrejtë të hënën në rrjetin X. “Ajo që kemi është thjesht një top me krimba. Duhet në thelb të hiqet e gjitha. Është përtej riparimit”. “Po e mbyllim”, tha ai.

Zo i Musk, Presidenti Trump dhe disa ligjvënës republikanë kanë vënë në shënjestër USAID-in, që mbikëqyr programet humanitare, të zhvillimit dhe të sigurisë në rreth 120 vende, në terma gjithnjë e më të ashpër, duke e akuzuar atë për nxitje të kauzave liberale.

Gjatë fundjavës, administrata e Presidentit Trump largoi nga puna me leje të detyruar, dy drejtuesit e lartë të sigurisë në USAID, pasi ata refuzuan t’iu dorëzonin materialet e klasifikuara, që mbahen në zona të kufizuara, ekipeve të inspektimit të qeverisë të dërguara nga zoti Musk, thanë të dielën një zyrtar aktual dhe një ish-zyrtar për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë i drejtuar nga zoti Musk, i njohur ndryshe si DOGE, bëri më herët një operacion të ngjashëm në Departamentin e Thesarit, duke fituar qasje tek informacionet e klasifikuara, përfshirë sistemet e pagesave për Sigurimet Shoqërore dhe programin e sigurimit shëndetësor Medicare. Gazeta “Washington Post” raportoi se një zyrtar i lartë i Departamentit të Thesarit ka dhënë dorëheqjen për shkak të qasjes së ekipit të zotit Musk tek informacionet e klasifikuara.

Ligjvënësit demokratë kanë protestuar ndaj këtyre masave, duke thënë se Presidentit Trump i mungon autoriteti kushtetues për ta mbyllur USAID-in pa miratimin e Kongresit dhe duke kritikuar qasjen e zotit Musk tek informacionet e klasifikuara të qeverisë, nëpërmjet inspektimeve të autorizuara nga Presidenti Trump të agjencive dhe programeve të qeverisë federale.

USAID-i, faqja e internetit e të cilit u zhduk të shtunën pa shpjegime, ka qenë një nga agjencitë federale më të kritikuara nga administrata e Presidentit Trump, ndërsa përshkallëzohen masat ndaj qeverisë federale dhe shumë prej programeve të saj. “Është drejtuar nga një grup të çmendurish radikalë. Dhe ne po i nxjerrim jashtë”, u tha Presidenti Trump gazetarëve në lidhje me USAID-in të dielën në mbrëmje.

Komentet e zotit Musk dhe Presidentit Trump u bënë ndërsa Sekretari i Shtetit Marco Rubio gjendet jashtë vendit, në Amerikën Qendrore, në udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar. Sekretari Rubio nuk ka folur publikisht për ndonjë plan për mbylljen e USAID-it. Administrata e Presidentit Trump dhe Sekretari Rubio kanë vendosur një ngrirje të paprecedentë të ndihmës për vendet e tjera, që ka mbyllur shumë nga programet e ndihmës të USAID-it në mbarë botën – duke shkaktuar mijëra pushime nga puna të punonjësve të organizatave të ndihmave – dhe kanë urdhëruar shkurtime dhe dërgimin me leje të detyruar të drejtuesve dhe personelit të agjencisë në Uashington.

Peter Marocco, një i emëruar politik që nga mandati i parë i administratës Trump, mendohet se luajti një rol udhëheqës në procesin e mbylljes. Punonjësit e USAID-it thonë se besojnë se personat e ardhur nga jashtë agjencisë, të pajisur me dokumente identifikimi si vizitorë, që u drejtojnë pyetje punonjësve brenda selisë në Uashington, janë anëtarë të ekipit të departamentit DOGE të drejtuar nga zoti Musk. Senatorja demokrate Elizabeth Warren tha në një postim të dielën se Presidenti Trump po i lejonte zotit Musk qasje tek të dhënat personale të njerëzve dhe që të mbyllte programet e financimit të qeverisë. “Duhet të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të kundërshtuar dhe për t’i mbrojtur njerëzit nga dëmi”, tha senatorja demokrate, pa dhënë detaje të mëtejshme./VOA

Previous Post

Aktiviteti i lartë sizmik në Santorini/ Banorë e turistë nxitojnë të largohen nga ishulli: Jemi të tmerruar! Shkollat mbyllen për një javë

Next Post

Plani “Albania” për emigrantët vijon mes përplasjeve politike dhe gjyqësore në Itali

albnews

albnews

Related Posts

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë
Bota

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

7 June, 2025
Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen
Bota

Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen

6 June, 2025
Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën
Bota

Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën

6 June, 2025
Next Post
Aktiviteti i lartë sizmik në Santorini/ Banorë e turistë nxitojnë të largohen nga ishulli: Jemi të tmerruar! Shkollat mbyllen për një javë

Plani “Albania” për emigrantët vijon mes përplasjeve politike dhe gjyqësore në Itali

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

7 June, 2025
Milan alla-shqiptar, Tare pas Modriç i vë syrin Granit Xhakës

Milan alla-shqiptar, Tare pas Modriç i vë syrin Granit Xhakës

7 June, 2025
Rama e mbylli veç për zgjedhje/ TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

Rama e mbylli veç për zgjedhje/ TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

7 June, 2025
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4837 shares
    Share 1935 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1896 shares
    Share 758 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM