Të rinjtë dhe gratë me pagë të ulët ka të ngjarë të jenë më të grupet me të
goditura nga mbyllja e bizneseve, përfshirë restorantet, hotelet, baret, shitësit me
pakicë dhe shërbimet e transportit.
Sipas Institutit për Studime Fiskale, punonjësit me pagë të ulët janë shtatë herë
më të predispozuar se ata me pagë më të lartë për të punuar në një sektor biznesi
që është mbyllur.
Punëtorët e moshës nën 25 vjeç kanë rreth dy herë e gjysmë më shumë të ngjarë
të punojnë në një sektor të detyruar që të pezullojë tregtinë. Kompanitë e mbyllura
nën masat e distancimit shoqëror, kanë të punësuar gati një të tretën (30%) e të
gjithë punonjësve nën 25 vjeç, duke mos përfshirë studentë me kohë të plotë, të
cilët gjithashtu kanë një punë.
Xiaoëei Xu, një ekonomist i lartë në grupin e kërkimit të IFS tha: “Ekziston një
përqendrim i jashtëzakonshëm i punëtorëve më të rinj dhe me pagë më të ulët në
sektorët më të prekur nga bllokimi aktual. Gratë gjithashtu kanë më shumë të
ngjarë të preken sesa burrat.
Studimi zbuloi se 61% e moshave nën 25 vjeç që punonin në sektorët e mbylljes
jetonin me prindërit e tyre dhe priren të kontribuonin një pjesë relativisht të ulët të
të ardhurave shtëpiake mesatarisht, në 16%.
Shifrat nxjerrin në pah vështirësitë për miliona punëtorë, punët e të cilëve janë në
rrezik pas javëve të mbylljes për shkak të COVID-19 e po ashtu edhe vështirësitë
për përballimin e jetesës. Vetëm në dy javët e para të bllokimit një million njerëz
kanë aplikuar për ndihmë sociale. (The Guardian)