Punonte në një parking, vritet me armë gjahu shqiptari në Greqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 40-vjeçar shqiptar në Greqi është vrarë me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në qytetin e Pireut. Mësohet se shqiptari u qëllua nga një 68-vjeçar. Sipas informacioneve, viktima me origjinë nga Shqipëria, punonte në një parking në rrugën Praxitelous.

68-vjeçari e ka qëlluar me armë gjahu shqiptarin, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes si dhe identiteti i viktimës.

Ai u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Zaneio, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve. Autori u arrestua, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendngjarje duke kryer hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Share This Article