ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës 6 hours ago
Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files 6 hours ago
Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme. 6 hours ago
Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite 6 hours ago
Pse hekurudhat shpesh duket se janë në kaos të tillë gjatë Krishtlindjeve 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Pushime vere pavarësisht COVId-19? Turqia po përgatitet për hapjen e turizmit

albnews by albnews
14 May, 2020
in Bota
0
Pushime vere pavarësisht COVId-19? Turqia po përgatitet për hapjen e turizmit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Turqia sapo ka arritur një sukses të vogël në luftën kundër pandemisë. Ankaraja do sa më shpejt të hapë sezonin turistik. Me vendosjen e standardeve të larta të sigurisë synohet të joshen turistët.

Dega e turizmit dhe udhëtimeve është një ndër më fitimprurëset në Turqi. Ky vend është destinacioni më i preferuar turistik për miliona pushues të huaj. Por pandemia Corona e ka paralizuar tani këtë sektor. Qe pas ndalimit të fluturimeve në mars dega e turizmit në Turqi ka pasur humbje të mëdha sipas Entit turk të statistikave (TÜIK). Krahasuar me një vit më parë rënia në prenotimet e hoteleve ka qenë me 55,2 përqind. Ndërkohë që dega e turizmit është për Ankaranë burimi më i rëndësishëm i të ardhurave – pikërisht tani edhe në sfondin e krizës ekonomike që nga vera e vitit 2018. 

RelatedPosts

Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

Imran Khan dhe gruaja e tij u dënuan me burgim të mëtejshëm pas një rasti mashtrimi me dhurata shtetërore

Për këtë arsye qeveria turke e ka tani me ngut: Ankara do që sa më shpejt të jetë e mundur të shfuqizojë kufizimet për udhëtime, në mënyrë që sezoni turisitik 2020 të nisë me përpikmëri për të pritur turistët në plazhet turke. Duke filluar nga mesi i qershorit do të lejohen fluturimet ndërkombëtare. Ministria e Turizimit e argumenton planin e hapjes me faktin, se Turqia e ka nën kontroll krizën Corona. Në luftë kundër virusit Turqia, sipas të dhënave të veta, ka pasur sukses: Spitalet ia kanë dalë që ta përballojnë dyndjen e pacientëve, infeksionet e reja janë në rënie që nga fillimi i muajit maj dhe kuota e vdekjeve nga virusi Corona është relativisht e ulët krahasuar në nivel ndërkombëtar.

Një program certifikimi për më shumë siguri

Që sipërmarrjet turistike të rifillojnë nga puna, një komision ekspertësh nën drejtimin e Ministrisë së Turizmit ka përpiluar masat e sigurisë. Pasi pandemia është përballuar, Turqia tani do të marrë një rol paraprijës në degën e turizmit, deklaroi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Nuri Ersoy. Sikurse njoftoi Ministria e Turizmit do të vihet në jetë një “Program i certifikimit për turizëm të shëndetshëm”. Hoteleritë, aeroportet, shoqëritë ajrore, bizneset e gastronomisë dhe strehimit do të verifikohen, nëse i respektojnë standardet e kërkuara për higjienën dhe sigurinë.

“Punonjësit e hoteleve në kuadër të programit të certifikimit do t’u nënshtrohen kontrolleve shëndetësore si dhe testit për CPVID-19”, deklaroi zëdhënësi i Shoqatës së Sipërmarrjeve të Udhëtimit Tur Operatörleri Platformu, Cem Polatoğlu. Një mjek do të jetë 24 orë në dispozicion. Për të ruajtur distancat e nevojshme mes njerëzve dhe personelit hotelet do të punojnë vetëm me 60 përqind të kapaciteteve që kanë. Restaurantet lejohen të presin vetëm 500 klientë dhe ushqimi do t’u serviret  në tryezë. Klientët duhet të shkojnë duke ruajtur distancat në plazhe dhe për çdo dalje në plazh duhet të regjistrohen. Diskotekat dhe baret do të qendrojnë të mbyllura tërësisht, vuri në dukje Polatoglu.

Rrezikim i ekszitencës

Kryetari i shoqatës së hotelerisë në Turqi, TÜROB, Müberra Eresin, tërhoqi vëmendjen, se ndërkohë hotelet kanë filluar të përgatiten për pritjen e turistëve. Por shoqata megjithatë është skeptike. Fakt është, thotë ai, që po jetojmë në një kohë të jashtëzakonshme me pak siguri planifikimi. “Shpresojmë që në mes të qershorit të ndërmerren hapat e parë në këtë degë. Por është ende e vështirë të vlerësosh, nëse do të mund ta arrijmë objektivin financiar deri në fund të vitit”. Prioritet ka megjithatë shpëtimi i jetës së njerëzve si dhe i vendeve të punës, thotë Eresin.

Sipas sindikatës për të punësuarit në degën e turizmit në Turqi, DISK, rreth 2,5 milionë vende pune janë në varësi të industrisë së turizmit. Nëse zbutja e kufizimeve për udhëtimet do të jetë shpëtimi, kjo varet edhe nga dëshira apo predispozita që mund të kenë turistët për të shkuar në Turqi, pavarësisht masave të rrepta të higjenës dhe sigurisë që po ndërmerren në këtë vend.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

22 December, 2025
Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

22 December, 2025
Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

22 December, 2025
Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result