Pushimet jashtë kufijve/ Shqiptarët preferojnë vendet e Mesdheut dhe jugun e Italisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë katërmujorit të parë 2023, është rritur 30,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Turizmi bregdetar jashtë kufijve është ende tërheqës dhe ka një tendencë në rritje nga shqiptarët për të zbuluar vende të reja.

Destinacionet mesdhetare janë vendet që kanë bërë bujë ndër vite por sipas drejtueses së një agjencie turistike, Albana Nanaj e veçanta e këtij viti është se shqiptarë të shtumë kanë zgjedhur të eksplorojnë Napolin, Barin dhe Siçilinë.

Nanaj gjithashtu ka një sugjerim për të  gjithë shqiptarët që preferojnë të pushojnë jashtë vendit.

Ky vit është në nivelet më të larta përsa i përket turizmit, si për turstët që vizitojnë Shqipërinë por edhe për ata që zgjedhin të pushojnë jashtë saj.

Share This Article