Pushoi nga puna gjysmën e stafit, Musk: Blerja e Twitter-it, eksperiencë e dhimbshme për mua

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Blerja e Twitter-it ka qenë një eksperiencë e vështirë për Elon Musk. Kështu ka deklaruar themeluesi i Tesla-s në një intervistë për BBC në Twitter Spaces.

Megjithatë, Musk ka treguar se kompania tashmë po ecën mirë pasi, sipas tij, reklamuesit po kthehen pasi hoqën dorë në masë kur ai bleu platformën sociale.

I pyetur nëse është penduar ndonjëherë për blerjen e Twitter-it për 44 miliardë dollarë vitin e shkuar, Musk tha se “niveli i dhimbjes në Twitter ka qenë ekstremisht i lartë”, teksa shtoi se blerja e kompanisë nuk ka qenë aspak hap i lehtë.

“Ka qenë një situatë me të vërtetë stresuese, për të paktën disa muaj. Jo dhe aq e lehtë”, tha ai.

Musk pranoi po ashtu se janë bërë shumë gabime përgjatë këtij rrugëtimi, por shtoi se çdo gjë po përfundon për mirë.

“E ndjej se gjërat po ecin mirë. Jemi përafërsisht të ekuilibruar. Jemi afërsisht në normë, mendoj se kemi një trend pozitiv sa i përket financave … Reklamuesit po kthehen.”

Share This Article