Pushuesi i jep për të pirë alkool kalit në një qendër turistike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarja e paprecedentë është regjistruar në një atraksion turistik, në Livingston të Britanisë së Madhe. Një prej vizitorëve akuzohet se i ka dhënë pije alkoolike një prej kuajve teksa ndodhej në një shteg publik pranë strehës së tyre.

Skena ku kalit i jep Buckfast është filmuar dhe Qendra e Trashëgimisë së Luginës së Almond ka reaguar për videon duke e cilësuar aktin si “plotësisht të papërgjegjshëm”.

Pasi pamjet u dërguan në qendër të hënën në mbrëmje, një zëdhënës i saj shkroi në Facebook: “Kemi marrë një fluks mesazhesh sonte të dikujt (emrin e të cilit kemi hequr) duke i dhënë për të pirë Buckfast njërit prej kuajve tanë. Papërgjegjshmëri totale. Kjo mund të shkaktojë probleme serioze për kuajt tanë duke i shkaktuar sëmundje të tmerrshme.“

Sa i përket Buckfast, ajo është një pije alkoolike e përbërë nga verë e fortifikuar dhe kafeinë.

Share This Article