Pushuesit ‘vjedhin’ drogën e trafikantëve, policia i largon me helikopter

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një moment i pazakontë është regjistruar në brigjet spanjolle, teksa një turmë pushuesish tentuan të vidhnin një sasi të madhe drogë nga një skaf që kishte dalë me shpejtësi në breg.

Videoja amatore u filmua në plazhin e Sanlucar de Barrameda në Cadiz, ku turma e pushuesve u afrua me shpejtësi në skafin e braktisur nga trafikantët që po ndiqeshin nga policia në det.

Menjëherë, në vend mbërriti dhe helikopteri i policisë i cili iu bëri thirrje pushuesve që të largoheshin, duke i kërcënuar me masa.

Megjithatë, kjo gjë nuk i ndaloi pushuesit të cilët arritën të largoheshin nga varka e shpejtë me qese të mëdha kanabisi në duar.

Share This Article