Puthje pasionante mes aktores dhe këngëtares në tribunat e Wimbledon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një puthje pasionante e supermodeles Cara Delevingne me të dashurën e saj, këngëtaren Minke, në tribunën e Wimbeldon, është duke bërë xhiron e rrjetit.

Ajo duket shumë e dashuruar teksa shijon performancën e tenistëve në ditën e tetë të turneut të famshëm.

Dyshja u fotografuan duke ndarë puthje dhe gjithashtu treguan anën e tyre lozonjare në lojë, duke përdorur mimika qesharake.

Atyre në tribunë iu bashkua edhe aktorja angleze Sienna Miller, e cila prej vitesh është mike me Delevingne.

Nuk dihet saktësisht se sa kohë aktorja dhe modelja britanike është e lidhur me këngëtaren, por Delevingne kishte folur për të dashurën e saj në mars të vitit 2023 në një intervistë për Vogue.

Ato u takuan fillimisht në shkollë kur ishin fëmijë dhe u rilidhën në një koncert të Alanis Morissette 12 vjet më vonë.

Share This Article