Presidenti rus, Vladimir Putin, e nisi fjalimin e tij në “Ditën e Fitores” duke uruar ushtrinë ruse në ditën e shënuar.
Lideri rus theksoi se vendit të tij i është shpallur një luftë e vërtetë, teksa shtoi se Rusia është thjesht duke mbrojtur sovranitetin e saj.
“Rusia kërkon një të ardhme të paqtë. Një luftë e vërtetë i është shpallur mëmëdheut tonë”, tha Putin duke iu drejtuar turmave që e ndjekin nga Sheshi i Kuq.
Lideri rus akuzoi Perëndimin se po kërkon rënien e Moskës, ndërsa shtoi se është krenar për ushtarët që po marrin pjesë në atë që Rusia e quan “operacioni special ushtarak”.
“Të gjithë duhet të bashkohemi për të mbështetur heronjtë tanë.”
Ai shtoi gjithashtu se është shumë e rëndësishme që liderët e ish-bllokut të BRSS të jenë prezent me të në Moskë sot. “Në emër të bijve tanë, baballarëve dhe gjyshërve e të afërmve të tjera, të mbajmë një minutë heshtje”, shtoi ai.